Amir Abdulahjan: Irani është i gatshëm t'i përfundojë negociatat bërthamore
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi: "Republika Islamike e Iranit mirëpret negociatat në rrugën e diplomacisë dhe është e gatshme të përfundojë negociatat për të arritur një marrëveshje të mirë, të fortë dhe të qëndrueshme".
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministri i punëve të jashtme të Iranit, Husejn Amir Abdulahjan në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e punëve të jashtme të Irakut, Fuad Husejn në Bagdad të mërkurën, deklaroi: "Nuk është sekret që qeveria irakiane ka ndërmarrë veprime pozitive dhe konstruktive në rrugën e negociatave për të hequr sanksionet e paligjshme kundër Iranit, në negociatat e Vjenës dhe përmbledhjen e negociatave bërthamore".
Amir Abdulahjan shtoi: "Irani është i gatshëm të vazhdojë bisedimet në bazë të negociatave të mëparshme dhe duke respektuar vijat e kuqe të Republikës Islamike të Iranit në procesin e përmbylljes së negociatave të Vjenës".
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Irani nuk ka synuar kurrë të posedojë armë bërthamore dhe nuk do të synojë një gjë të tillë kurrë sepse ekziston një fetva e liderit suprem të Revolucionit Islamik në lidhje me këtë çështje dhe u shpreh optimist se Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, në vizitën e ditëve të ardhshme në Teherani do të arrijë një marrëveshje me Iranin, me një këndvështrim teknik dhe larg propagandës politike për zgjidhjen e çështjeve përkatëse".
Në një pjesë tjetër të fjalës së tij, shefi i diplomacisë së Iranit tha: "Irani mbështet qeverinë dhe popullin e Irakut për zbatimin e rezolutës së parlamentit të këtij vendi lidhur me tërheqjen (e domosdoshme) të trupave të huaja nga Iraku".
Lidhur me bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe turistik ndërmjet Teheranit dhe Bagdadit, ministri i jashtëm i Iranit gjithashtu tha: "Lidhur me bashkëpunimin tranzit dhe turizmin ndërmjet dy vendeve, përfundimin e projektit për ndërtimin e hekurudhës Basra-Shalamçe dhe Kermanshah-Khosravi-Manzarijeh-Bagdad janë në axhendën serioze të të dyja palëve".
Ministri i jashtëm iranian Husejn Amir Abdulahjan mbërriti në Bagdad në krye të një delegacioni të martën mbrëma në përgjigje të ftesës zyrtare të ministrit të jashtëm irakian Fuad Husejn.