Amir Abdollahian takohet me Falah Al-Fajaz dhe Nuri Al-Maliki
Ministri i Jashtëm i Iranit, Husein Amir Abdollahian, u takua me Falah Al-Fajaz, kreun e organizatës Hashd al-Sha'abi dhe Nuri Al-Maliki, kreun e koalicionit të Qeverisë së Ligjit të Irakut.
Sipas IRNA, ministri i Jashtëm i Iranit u takua me Nuri Al-Maliki dhe e ftoi zyrtarisht të vizitojë Iranin. Kreu i koalicionit politik dhe parlamentar të Qeverisë së Ligjit të Irakut gjithashtu theksoi rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet zyrtarëve irakianë dhe iranianë dhe i vlerësoi ato si të nevojshme për forcimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe ekonomisë. Al-Maliki shtoi: Qeveria irakiane është e etur për të vazhduar bashkëpunimin dhe partneritetin me të gjitha vendet e botës, përfshirë Republikën Islamike të Iranit. Ministri i Jashtëm iranian Husein Amir Abdollahian të martën mbërriti në Bagdad në krye të një delegacioni, në përgjigje të ftesës zyrtare të ministrit të Jashtëm irakian Fuad Husein. Para këtij takimi, kreu i shërbimit diplomatik të Iranit u takua dhe bisedoi me Ministrin e Jashtëm Fuad Husein, kryetarin e parlamentit Mohammad Al-Halbusi dhe presidentin irakian Abdul Latif Rashid. Amir Abdollahian gjithashtu do të takohet dhe bisedojë me kreun e Këshillit të Lartë Gjyqësor, kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe sekretarin e përgjithshëm të Partisë Islamike të Irakut.