Kanani: Regjimi sionist nuk ia vlen të mbështetet dhe të investohet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i140196-kanani_regjimi_sionist_nuk_ia_vlen_të_mbështetet_dhe_të_investohet
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi: "Regjimi sionist është në rrezik kolapsi dhe nuk ia vlen të mbështetet dhe të investohet në të.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 23, 2023 15:40 Europe/Tirane
  • Kanani: Regjimi sionist nuk ia vlen të mbështetet dhe të investohet

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi: "Regjimi sionist është në rrezik kolapsi dhe nuk ia vlen të mbështetet dhe të investohet në të.

Yair Lapid, një nga liderët e partive opozitare në territoret e pushtuara palestineze dhe ish-kryeministri i regjimit sionist, paralajmëroi dje (e mërkurë) në parlamentin e regjimit sionist për shkatërrimin e këtij regjimi dhe tha se "Izraeli do të shkatërrohet brenda gjashtë muajve nga tani dhe shoqëria e tij do të përfshihet në urrejtjen mes njëri-tjetrit.

Në lidhje me këtë dhe sipas agjencisë së lajmeve Fars, Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, sot (e enjte) në Twitter në reagim të deklaratave të ish-kryeministrit të regjimit sionist, Jair Lapid për shembjen e këtij regjimi, ka shkruar: " Në kohën kur Kohen, ministri i jashtëm i regjimit sionist, pretendon për bashkimin e vendeve të tjera në trenin e normalizimit të marrëdhënieve, Lapid ka paralajmëruar se regjimi sionist do të shkatërrohet nga brenda për 6 muajve”.

Kanani vuri në dukje se regjimi uzurpues dhe kriminal, i cili është në rrezik kolapsi, nuk ia vlen të mbështetet dhe të investohet në të dhe theksoi: "Nuk është vetëm humbje e kapitalit material, por shkakton edhe humbje të prestigjit shpirtëror dhe degradim të moralit njerëzor.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi: "Si një aleat strategjik dhe mbështetësi më i madh i regjimit sionist, qeveria amerikane mund të vazhdojë mbështetjen e përhershme ndaj regjimit sionist si dhe presionin e gjithanshëm ndaj disa vendeve për të normalizuar marrëdhëniet me këtë regjim, por do të ketë patjetër një ndryshim në kolapsin e brendshëm dhe të pashmangshëm të regjimit izraelit.