Kreu i Energjisë Atomike të Iranit: Ndërtohet Centrali Atomik "Karun" në Khuzestan
Kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit deklaroi: "Centrali bërthamor Karun do të ndërtohet në provincën Khuzestan, në jugperëndim të Iranit".
Agjenci e lajmeve Mehr njoftoi se Muhamed Eslami, kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, të enjten në mbrëmje në qytetin Darkhojn Shadgan të provincës Khuzestan, në juglindje të Iranit, theksoi se armiqtë e kombit iranian mendojnë se mund të ndalojnë lëvizjen e zhvillimit të suksesshëm të Republikës Islamike të Iranit përmes krijimit të komploteve dhe intrigave të ndryshme, ndërsa shtoi: "Sot i gjithë Islami po përballet me të gjitha forcat e politeizmit dhe për fitoren e shoqërisë nevojitet forcimi i moralit të sakrificës dhe flijimit".
Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit deklaroi: "Për të ruajtur kujtimin e dëshmorëve, centrali atomik "Karun", i cili është regjistruar sipas standardeve botërore, do të ndërtohet duke u bazuar në kapacitete të brendshme në rajonin Shadgan, në mënyrë që Iranit Islamik të mos i nevojiten te huajt ne këtë fushë. Lëvizja politike e presionit maksimal kërkon që Irani të përmbushë në mënyrë të njëanshme detyrimet në kuadër të marrëveshjes bërthamore ndërsa ata të mos i përmbahen detyrimeve të tyre, por Republika Islamike e Iranit nuk toleron presionin politik e provokimet politike".
Ndërkohë, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit deklaroi: "Irani do të vazhdojë marrëdhëniet me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në kuadër të masave mbrojtëse dhe nëpërmjet ndërveprimit, koordinimit dhe ndjekjes së çështjeve, do të parandalojë krijimin e paqartësive të reja në procesin e bashkëpunimit të Iranit me ANEA".