Amir Abdulahjan: Irani nuk mbështet asnjë palë në luftën e Ukrainës
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi: "Përkundër asaj çfarë bënë Perëndimi i cili po dërgon me miliarda dollarë armatime në Ukrainë, Republika Islamike e Iranit për luftën në Ukrainë nuk ka dërguar kurrfarë armatime për asnjërën palë dhe nuk e mbështet asnjërën palë në këtë konflikt".
Zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit i cili po qëndron në Gjenevë të Zvicrës për të marrë pjesë në samitin e 52-të të Këshillit për të Drejta të Njeriut të OKB dhe në samitin vjetor të Konferencës për Çarmatosjen, ditën e hënë në takim me Retno Marsudi, ministren e punëve të jashtme të Indonezisë, në selinë evropiane të OKB në Gjenevë, ka deklaruar qëndrimet parimore të Republikës Islamike të Iranit në lidhje me konfliktin e Ukrainës.
Shefi i diplomacisë së Iranit gjithashtu e informoi ministren e punëve të jashtme të Indonezisë edhe për zhvillimet përkatëse me bashkëpunimin e Iranit dhe ANEA si dhe për negociatat për heqjen e sanksioneve të paligjshme kundër popullit të Iranit.
Shefi i diplomacisë së Iranit në këtë takim duke vë në dukje marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e mira mes Iranit dhe Indonezisë në nivel bilateral dhe organizimit të raundit të dhjetë të bisedimeve politike mes të dy vendeve dhe gjithashtu bisedimeve të fundit mes instituteve të mendimit të Iranit dhe Indonezisë, theksoi gatishmërinë e pakufizuar të Republikës Islamike të Iranit për vazhdimin e këtyre bisedimeve dhe bashkëpunimeve.
Zonja Retno Marsudi në këtë takim gjithashtu duke shprehur e kënaqur me marrëdhëniet miqësore mes Xhakartës dhe Teheranit, kërkoi përshpejtimin e përpjekjeve për finalizimin dhe nënshkrimin e marrëdhënies për tregti preferuese mes Indonezisë dhe Iranit.
Ministrja e punëve të jashtme e Indonezisë gjithashtu ka deklaruar kundërshtimin e vendit të saj ndaj përdorimit të çështjes së të drejtave të njeriut si mjet për arritjen e qëllimeve politike kundër vendeve të pavarura.
Ministri i punëve të jashtme të Iranit ditën e hënë ka zhvilluar takime edhe me ministrat e punëve të jashtme të Finlandës, Belgjikës, Norvegjisë dhe Armenisë.
Gjithashtu takimi me sekretarin e përgjithshëm dhe komisarin e lartë për të drejta të njeriut të OKB ishin prej takimeve të tjera të Amir Abdulahjan në ditën e parë të pranisë së tij në Gjenevë.