Gjeneral Ashtijani: Irani po vëzhgon me vëmendje manovrat ushtarake në rajon
(last modified Wed, 01 Mar 2023 15:25:29 GMT )
Mars 01, 2023 16:25 Europe/Tirane
  • Gjeneral Ashtijani: Irani po vëzhgon me vëmendje manovrat ushtarake në rajon

Ministri i mbrojtjes së Iranit në lidhje me manovrat e zhvilluara në rajon, deklaroi: "Irani po vëzhgon me vëmendje manovrat e zhvilluara në rajon, mirëpo nuk i konsideron ato kërcënim".

Shtabi komandues i forcave detare të Amerikës të martën njoftoi për fillimin e manovrave të përbashkëta me pjesëmarrjen e 50 shteteve duke përfshirë Arabinë Saudite, EBA dhe Egjiptin dhe në një deklaratë, deklaroi: "Kjo manovër ushtarake do të zhvillohet në ujërat jugore të Iranit, në Detin e Arabik, në Detin e Kuq, në Detin e Omanit, në Oqeanin Indian dhe në rajonet brigjeve lindore të Afrikës".

Kjo manovër ushtarake zhvillohet me pjesëmarrjen e 7000 trupave ushtarake dhe 35 anije luftarake me përqendrim mbi pesë zona kryesore komanduese dhe në kontrollin e përbashkët, në sistemet e mjeteve pa pilot, marrjen e masave kundër minave, përsosjen e inteligjencës artificiale dhe shëndetësinë botërore.  

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Muhamedreza Ashtijani, ministri i mbrojtjes së Iranit, pas mbledhjes së qeverisë, deklaroi se qëllimi i manovrës së Amerikës dhe të disa shteteve të rajonit është t'i forcojë moralin e forcave amerikane.

Gjeneral Ashtijani shtoi: "Irani nuk ka ndonjë konkludim kërcënues nga këto manovra, mirëpo gjithnjë ka gatishmërinë, vigjilencën dhe kryen vëzhgimin e nevojshëm".

Ministri i mbrojtjes së Iranit në lidhje me programet e kësaj ministrie, gjithashtu tha: "Manovrat e planifikuara me vendet e tjera dhe ato vjetore dhe të vazhdueshme të Iranit janë duke u zhvilluar sipas programit".