Irani ndër vendet më të mira në shkencën gjenetike
Sekretari i Kongresit të 17-të Ndërkombëtar të Gjenetikës tha Irani është ndër vendet më të mira në rajon dhe në botë në shkencën e gjenetikës.
Mahmud Tolai, duke bërë të ditur se Irani është ndër vendet më të mira në botë në shkencën gjenetike shtoi: Irani renditet i 14-ti në botë në fushën e shkencës gjenetike. Tolai tha se Irani ka një peshë prej 17% në prodhimin e barnave të bioteknologjisë në rajon dhe këto barna eksportohen në Evropë dhe shtoi se "për avancimin shkencor duhet të shkëmbejmë njohuri dhe informacion me shkencëtarë nga vende të ndryshme". Kongresi i 5-të Kombëtar dhe Kongresi i 17-të Ndërkombëtar i Gjenetikës do të mbahen më 8 mars në Teheran. Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm personalisht dhe virtualisht profesorë nga Holanda, Gjermania, Spanja, Italia, Amerika, Kina, Hungaria, Iraku dhe Turqia.