Eslami: Veprimet e Iranit bazohen në ligjin strategjik të parlamentit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i140742-eslami_veprimet_e_iranit_bazohen_në_ligjin_strategjik_të_parlamentit
Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit tha se Irani mbetet i përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Masave të Sigurisë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) dhe ndaj Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore (NPT), duke i konsideruar ato si bazë për aktivitetet e tij bërthamore, së bashku me ligjin strategjik të miratuar nga parlamenti iranian.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 06, 2023 07:55 Europe/Tirane
  • Eslami: Veprimet e Iranit bazohen në ligjin strategjik të parlamentit

Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit tha se Irani mbetet i përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Masave të Sigurisë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) dhe ndaj Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore (NPT), duke i konsideruar ato si bazë për aktivitetet e tij bërthamore, së bashku me ligjin strategjik të miratuar nga parlamenti iranian.

Mohammad Eslami e bëri këtë koment në një intervistë të dielën, pasi Drejtori i Përgjithshëm i ANEA Rafael Grossi kreu një vizitë në Iran. Duke komentuar vizitën e Grossit, Eslami tha se ndërveprimet e Iranit me agjencinë duhet të vazhdojnë dhe "ne nuk duhet të lejojmë që rryma shkatërruese sioniste dhe terroriste të përfitojë nga marrëdhëniet tona dhe të gjejë justifikime për të rritur presionin ndaj vendit". Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit shtoi se marrëveshja bërthamore e arritur në vitin 2015, nuk mund të merret më si bazë e aktiviteteve të Iranit. “Natyrisht, marrëveshja bërthamore me të cilën pala tjetër nuk pajtohet, nuk mund të përbëjë bazën e veprimit tonë, sepse baza e veprimit të Republikës Islamike të Iranit është ligji strategjik i miratuar nga parlamenti iranian dhe heqja e sanksioneve të padrejta” që i janë vendosur vendit, tha kreu i AEOI. Ligji, i quajtur Plani Strategjik i Veprimit Kundër Sanksioneve, u miratua nga ligjvënësit iranianë në dhjetor 2020 për të kundërshtuar sanksionet e vendosura ndaj Iranit nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë, dhe për të promovuar programin bërthamor paqësor të vendit. Sipas ligjit të parlamentit, administratës iraniane i kërkohet të kufizojë inspektimet e ANEA dhe të përshpejtojë zhvillimin e programit bërthamor të vendit përtej kufijve të përcaktuar në marrëveshjen bërthamore.