Kanani: Irani do t'i qëndrojë besnik rrugës së diplomacisë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke thënë se Republika Islamike e Iranit ka qenë dhe do të qëndrojë besnik në rrugën e diplomacisë, theksoi: "Irani pret që procesi i mbledhjes së Këshillit të Guvernatorëve të ANEA-s do të shkojë në rrugën teknike të tij".
Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të hënën në konferencën për shtyp, në përgjigje ndaj një pyetje për deklaratat e Rafael Grosi, drejtorin e përgjithshëm të ANEA-s, në lidhje me sulme ushtarake ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe reagimin e Netanjahut në lidhje me këtë çështje rezolutën 533, ka thënë: "Qeveria e Iranit në çështjen e mbështetjes ndaj të drejtave të njohura zyrtarisht dhe të ligjshme të popullit, do të përdorë të gjitha mundësitë dhe kapacitetet politike, ligjore dhe juridike si dhe të gjitha rastet që ekzistojnë në kuadër të ligjeve ndërkombëtare duke përfshirë edhe ligjet ekzistuese në kuadër të ANEA-s. Mbrojtja e kapaciteteve dhe potencialeve atomike të Iranit bëhet pikërisht në kuadër të vëzhgimeve dhe ndjekjeve të çështjeve. ANEA në përputhje me zotimet që ka në lidhje me vendet anëtare siç është Irani, duhet të ndërmarrë veprime në bazë të përgjegjësisë dhe zotimeve të saj për mbrojtjen dhe mbështetjen e të drejtave atomike të vendeve anëtare të ANEA-s".
Kanani gjithashtu në përgjigje ndaj një pyetje në lidhje me diplomacinë dhe qasjen bashkëpunuese të Iranit gjatë javës së kaluar duke përfshirë vizitën e ministrit të punëve të jashtme të Iranit në Gjenevë dhe marrëveshjet e arritura mes Iranit dhe ANEA-s dhe në lidhje me mundësinë e vazhdimit të negociatave për heqjen e sanksioneve, deklaroi: "Irani i qëndron besnik diplomacisë dhe beson se diplomacia si në kuadër të bisedimeve dypalëshe si në kuadër të bisedimeve shumëpalëshe, është korniza më e mirë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe në bazë të kësaj do të veprojë".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi se Irani shumë herë ka theksuar se e ndjek procesin e negociatave për kthim të përgjegjshëm dhe të zotuar të të gjitha palëve duke përfshirë edhe qeverinë e Amerikës në zbatimin e zotimeve të tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore".