Amir Abdulahjan paralajmëron: Mos i hapni rrugë sionistëve në rajon
(last modified Wed, 08 Mar 2023 16:33:03 GMT )
Mars 08, 2023 17:33 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan paralajmëron: Mos i hapni rrugë sionistëve në rajon

Ministri i punëve të jashtme të Iranit e cilësoi praninë e sionistëve në rajonin e Kaukazit si kërcënim serioz kundër paqes dhe stabilitetit të rajonit dhe deklaroi: "Të gjitha palët i paralajmërojmë që të jenë vigjilent dhe të kujdesshme për sjelljen e këtij regjimi fals dhe të mos i hapin rrugë sionistëve në Kaukaz dhe në rajonet e tjera.

Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të martën në mbrëmje, ka shkuar për një vizitë në Turqi për t'i vizituar rajonet e goditura nga tërmeti dhe për të biseduar me autoritetet e Ankarasë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, sot (e mërkurë) pas takimit dhe bisedimeve me Mevlyt Çavushoglu, ministrin e punëve të jashtme të Turqisë, në konferencën e përbashkët për shtyp, e cilësoi praninë e sionistëve në rajon kërcënim serioz kundër paqes dhe stabilitetit të rajonit dhe tha: "Republika Islamike e Iranit paralajmëron të gjitha palët që të jenë vigjilente dhe të kujdesshme për sjelljen e regjimit fals sionist dhe të mos i hapin rrugën sionistëve në rajonin e Kaukazit dhe në rajonet e tjera".

Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke shprehur ngushëllime për viktimat e tërmetit të fundit në Turqi, deklaroi: "Ne dhimbjen dhe pikëllimin e Turqisë në këtë katastrofë të madhe e konsiderojmë si dhimbje dhe pikëllim tonë".  

Amir Abdulahjan në vazhdim nënvizoi se zgjerimi i bashkëpunimeve bilaterale mes Iranit dhe Turqisë në fushën e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike, ambientaliste dhe në fushën e burimeve të ujit janë prej temave më të rëndësishme të bisedimeve të tij në Ankara dhe duke theksuar të drejtën legjitime të Turqisë dhe Iranit për t'u mbrojtur përball çfarëdo lloj veprimi terrorist, deklaroi: "Terrorizmi është prej shqetësimeve të përbashkëta të dy vendeve dhe bashkëpunimet në fushën e sigurisë janë në nivel të lartë mes Iranit dhe Turqisë për të luftuar kundër terrorizmit".

Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu në lidhje me zhvillimet në Afganistan, tha: "Afganistani ka nevojë për formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve me ndikim dhe që kanë strukturë shoqërore në popullsinë e këtij vendi".

Amir Abdulahjan e Turqinë dhe Sirinë ndër vendet e rëndësishme në Azinë Perëndimore dhe tha: "Republika Islamike e Iranit mirë pjesëmarrjen në çfarëdo iniciative të formatit katërpalëshe Irani, Rusi, Turqi dhe Siri".

Mevlyt Çavushoglu, ministri i punëve të jashtme të Turqisë, në këtë konferencë për shtyp ka vlerësuar lartë ndihmat humanitare të Iranit për rajonet e goditura nga tërmeti dhe ka falënderuar autoritetet iraniane.  

Çavushoglu në lidhje me temat e bisedimeve me ministrin e punëve të jashtme të Iranit, duke thënë se në këtë takim të dy palët kanë biseduar për çështje bilaterale, rajonale dhe gjithashtu kanë diskutuar çështja nga fusha e energjisë, tregtisë, transportit dhe luftës kundër terrorizmit, theksoi: "Turqia synon forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve të veta me Teheranin, sidomos në fushën e sigurimit të gazit".

Negociatat për heqjen e sanksioneve, theksimi për ndërprerjen e konfliktit në Ukrainë dhe vazhdimi i marrëveshjes për eksportin e drithërave nga Ukrainës dhe kriza në Siri, gjithashtu ishin tema të tjera për të cilat ka folur ministri i punëve të jashtme të Turqisë i cili shtoi: "Irani ka deklaruar interesimin e vet për pjesëmarrjen në takimin trepalësh me palën siriane dhe Turqia e mirëpret një propozim të tillë".

Tags