Përfaqësuesi i Lëvizjes Xhihadi Islamik: Irani është pionier i filmave të rezistencës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i140940-përfaqësuesi_i_lëvizjes_xhihadi_islamik_irani_është_pionier_i_filmave_të_rezistencës
Përfaqësuesi i Lëvizjes Xhihadi Islamik të Palestinës në Teheran vlerësoi larminë e prodhimeve artistike të Republikës Islamike të Iranit në fushën e filmave dhe telenovelave dhe tha: "Irani është pionier i filmave të rezistencës".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 10, 2023 15:42 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi i Lëvizjes Xhihadi Islamik: Irani është pionier i filmave të rezistencës

Përfaqësuesi i Lëvizjes Xhihadi Islamik të Palestinës në Teheran vlerësoi larminë e prodhimeve artistike të Republikës Islamike të Iranit në fushën e filmave dhe telenovelave dhe tha: "Irani është pionier i filmave të rezistencës".

Naser Abud Sharif, përfaqësuesi i Lëvizjes Xhihadi Islamik të Palestinës në Teheran në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, deklaroi: "Irani ka qenë dhe është një shtet i rezistencës që plani dhe projekti themelor i tij është ky që nuk dëshiron të jetë pjesë e projektit të të tjerëve, por dëshiron të ketë projektin e vet të pavarur që është pikërisht rezistenca".

Abu Sharif tha: "Rezistenca e Iranit përball fuqive hegjemoniste dhe arrogante është bërë shkak që të fillojë një luftë e gjerë kundër këtij vendi, mirëpo Republika Islamike e Iranit pikërisht me këtë moral të rezistencës është përballur me projektet e shteteve perëndimore".

Përfaqësuesi i Lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës në Teheran në mori pjesë në ceremoninë e mbylljes së sesionit të 17-të të festivalit ndërkombëtar të filmit të rezistencës që u zhvilluar në qytetin Asaluje në jug të Iranit, në lidhje me të cilin tha: "Të gjitha veprimet që i ndërmerr Irani, janë në kuadër të rezistencës".  

Ceremonia e mbylljes së sesionit të 17-të të festivalit ndërkombëtar të filmit të rezistencës u zhvilluar ditën e mërkurë njëkohësisht me përvjetorin e lindjes së Imam Mahdiut (a.xh.) mbi anijen luftarake "Rudaki" në ujërat e Gjirit Persik. Në këtë festival kanë marrë pjesë 300 producent të filmave nga 50 vende të ndryshme të cilët kanë prezantuar 500 vepra në festivalin ndërkombëtar të filmit të rezistencës.