Irani ka finalizuar kontratën për të blerë Sukhoi-35 nga Rusia
Burimet e informimit njoftuan se Irani ka finalizuar kontratën për të blerë Sukhoi-35 nga Rusia.
Agjencia e lajmeve Sputnik duke cituar përfaqësinë diplomatike të Iranit në Kombet e Bashkuara, ka shkruar: "Pas heqjes së kufizimeve ndaj Iranit për blerjen e armëve konvencionale (sipas Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së), Republika Islamike e Iranit më në fund ka dhënë pëlqimin për të blerë avionë luftarakë rusë Sukhoi-35".
Sipas këtij burimi, detajet e çështjes nuk bëhen të ditura për shkak se informacioni është i klasifikuar.
Sukhoi 35 është një nga avionët luftarakë më të fuqishëm të gjeneratës 4++ në botë, i cili është i pajisur me një radar të avancuar të grupit me faza N-035 dhe ka aftësinë të zbulojë 30 objektiva dhe të luftojë me 8 objektiva në të njëjtën kohë.
Shpejtësia maksimale e këtij avioni luftarak është 1500 km/h në lartësi të ulët dhe 2500 km/h në lartësi të madhe dhe jetëgjatësia operative e motorëve të tij të fuqishëm është 4000 orë në çdo periudhë shërbimi përpara nevojës për kontroll dhe riparim.
Ky avion luftarak është njëkohësisht i armatosur me raketa ajër-ajër dhe ajër-tokë, raketa kundër anijeve dhe me raketa kundër radarit. Përveç kësaj, ai ka aftësinë për të lëshuar dhe gjuajtur të gjitha llojet e bombave dhe raketave me laser, satelit dhe radar.