Ministri i naftës së Iranit: Kemi përcaktuar projekte të ndryshme me kinezët
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i140978-ministri_i_naftës_së_iranit_kemi_përcaktuar_projekte_të_ndryshme_me_kinezët
Ministri i naftës së Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Kemi përcaktuar projekte të ndryshme me kompanitë kinezët".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 11, 2023 16:24 Europe/Tirane
  •  Ministri i naftës së Iranit: Kemi përcaktuar projekte të ndryshme me kinezët

Ministri i naftës së Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Kemi përcaktuar projekte të ndryshme me kompanitë kinezët".

Bashkëpunimi ndërmjet Iranit dhe Kinës është rritur ndjeshëm në sektorin e energjisë. Republika Islamike e Iranit ka arritur sukses të konsiderueshëm në tregun global të energjisë pavarësisht sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimi.

Ministri i naftës Xhavad Oxhi të shtunën deklaroi: "Ne kemi përcaktuar projekte të ndryshme me kompanitë kineze dhe kemi pasur kontrata dhe marrëveshje të mira me kompani të mëdha kineze në këtë fushë, të cilat do të publikohen në të ardhmen".

Ministri i naftës së Iranit shtoi: "Këtë vit (2022-2023) u thye rekordi unik i prodhimit të gazit në 21 rafineri të përpunimit të vendit dhe prodhimi dhe transferimi i gazit kaloi një miliard metër kub dhe kjo ishte një shifër e paprecedentë deri më tani. Prodhimi, përpunimi dhe transferimi i gazit nuk janë ndalur as për një çast".