Kanani: Bisedimet me qeverinë e Amerikës zhvillohen nëpërmjet ndërmjetësuesve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i141048-kanani_bisedimet_me_qeverinë_e_amerikës_zhvillohen_nëpërmjet_ndërmjetësuesve
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në konferencën javore për shtyp, deklaroi: "Edhe në lidhje me çështjen e shkëmbimit të të burgosurve edhe në lidhje me çështjet e tjera përkatëse me qeverinë e Amerikës, bisedimet dhe negociatat zhvillohen nëpërmjet ndërmjetësuesve".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 13, 2023 12:57 Europe/Tirane
  • Kanani: Bisedimet me qeverinë e Amerikës zhvillohen nëpërmjet ndërmjetësuesve

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në konferencën javore për shtyp, deklaroi: "Edhe në lidhje me çështjen e shkëmbimit të të burgosurve edhe në lidhje me çështjet e tjera përkatëse me qeverinë e Amerikës, bisedimet dhe negociatat zhvillohen nëpërmjet ndërmjetësuesve".

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në lidhje me deklaratat e Husejn Amir Abdulahjan, ministrit të punëve të jashtme të Iranit, rreth marrëveshjes së Teheranit dhe Uashingtonit për shkëmbimin e personave të burgosur dhe pretendimin e Amerikës se nuk ekziston një marrëveshje e tillë, ka thënë: "Në lidhje me disa çështje duke përfshirë edhe çështjen e personave të burgosur në Iran dhe Amerikë, të dy palët më herët kanë arritur marrëveshje dhe në mars të vitit 2022 është hartuar një marrëveshje e shkruar e cila është nënshkruar edhe nga ana e përfaqësuesit zyrtar të qeverisë së Amerikës".

Kanani shtoi: "Pala amerikane në një periudhë ka pranuar se ky proces të zhvillohet par pasur lidhje me procesin e negociatave për heqjen e sanksioneve dhe të bëhet shkëmbimi i të burgosurve ndërsa në një periudhë tjetër kohore, qeveria amerikane e ka lidhur këtë çështje me procesin e negociatave bërthamore! Sidoqoftë, Republika Islamike e Iranit është e gatshme që ky proces të zhvillohet në kuadër të çështjeve humaniste kurse problemet teknike që ekzistojnë brenda në Amerikë i përkasin asaj. Për Iranin, ajo që ka rëndësi është kjo që procesi i negociatave duhet të arrijë në rezultate praktike. Teherani shumë herë ka theksuar si dhe ka treguar edhe në veprim se diplomacia është rruga më e mirë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe për mënjanimin e problemeve dhe në veprim tregon zotimin e në këtë drejtim".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme duke vënë në dukje përsëri se Teherani që nga fillimi ka qenë kundër luftës në Ukrainë, edhe njëherë deklaroi gatishmërinë e Republikës Islamike të Iranit për të ndihmuar arritjen e paqes dhe ndaljen e luftës në Ukrainë. Naser Kanani theksoi: "Irani që nga fillimi ka qenë kundër luftës në Ukrainë dhe nuk ka mbështetur asnjërën palë në këtë konflikt. Irani nuk ka dërguar armatime asnjërës palë në konfliktin e Ukrainës. Teherani zyrtar pavarësisht marrëdhënieve miqësore me Moskën, por nuk ka mbështetur aneksimin e territoreve në këtë vend dhe ka deklaruar gatishmërinë e vet për të ndihmuar në përfundimin e luftës".