IRGC pajis luftanijen e re me dronë kamikazë
(last modified Tue, 14 Mar 2023 18:53:16 GMT )
Mars 14, 2023 19:53 Europe/Tirane
  • IRGC pajis luftanijen e re me dronë kamikazë

Komandanti i Marinës së Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) tha se forca ushtarake elitare ka pajisur anijen e saj të re luftarake Shahid Mahdavi me lloje të ndryshme dronësh, përfshirë ata kamikazë.

“Anija mbështetëse luftarake Shahid Mahdavi është pajisur me raketa cruise me rreze veprimi nga 300 deri në 750 kilometra, dronë Sepehr-7 me kohëzgjatje fluturimi 8 orë dhe rreze veprimi prej 200 kilometrash dhe dronë kamikazë me rreze veprimi prej 1300 kilometrash dhe mund të mbajë edhe 5 helikopterë”, tha admirali Alireza Tangsiri gjatë një programi televiziv. Komentet e tij erdhën disa ditë pasi anija luftarake e trans-oqeanike iu bashkua flotës së Marinës së IRGC. Anija prej 2100 tonësh, e cila ka një gjatësi prej 240 metrash dhe një gjerësi prej 27 metrash, është e pajisur me një radar 3D me grup fazash dhe sisteme telekomunikacioni shumë të avancuara të luftës elektronike. Tangsiri tha gjithashtu se luftanijet e IRGC-së do të tejkalojnë ato amerikane në të ardhmen e afërt. "Ne kemi anije pa pilot që janë të pajisura me inteligjencë artificiale dhe janë të afta të drejtojnë anije të tjera pa pilot dhe të sulmojnë me to", tha admiral Tangsiri duke shtuar: “Sot, disa vende fqinje i kanë dhënë regjimit fëmijëvrasës sionist një terren në rajon. Megjithatë, ata duhet ta dinë se nëse na gjuajnë një gur, ne do të përgjigjemi. Nëse anijet tona përballen me një problem, guximi iranian nuk do ta lërë atë pa përgjigje.”