Suksesi i adoleshentëve iranianë në konkursin e talenteve të muzikës në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i141156-suksesi_i_adoleshentëve_iranianë_në_konkursin_e_talenteve_të_muzikës_në_amerikë
Tre adoleshentë iranianë fituan një vend në konkursin amerikan të talenteve të muzikës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 15, 2023 14:46 Europe/Tirane
  • Suksesi i adoleshentëve iranianë në konkursin e talenteve të muzikës në Amerikë

Tre adoleshentë iranianë fituan një vend në konkursin amerikan të talenteve të muzikës.

Raham Abdul Hosseini, Barsam Akbari dhe Selina Shekerabi janë tre adoleshentët iranianë të cilët fituan një vend në seksionin e pianos të Konkursit Amerikan të Talenteve të Muzikës.

Konkursi i Talenteve të Muzikës në Amerikë; (America Music Talent 2023) është një event ndërkombëtar që mbahet për të gjithë muzikantët e çdo kombësie dhe në grupmosha të ndryshme, konkursi i këtij viti u shoqërua me suksesin e tre adoleshentëve iranianë. Raham Abdul Hosseini në grupmoshën 12 vjeç, Barsam Akbari në grupmoshën 10 vjeç dhe Selina Shekerabi në grupmoshën 9 vjeç fituan vendin e tretë.

Muzikantët e Rinj të Amerikës është një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga një grup muzikantësh, pianistësh dhe këngëtarësh profesionistë.

Ky organizatë organizon një konkurs muzikor ndërkombëtar për të gjithë artistët nga të gjitha vendet.