Eslami: Kemi shënuar 30 arritje kërkimore, teknologjike dhe industriale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i141160-eslami_kemi_shënuar_30_arritje_kërkimore_teknologjike_dhe_industriale
Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Kemi shënuar 30 arritje kërkimore, teknologjike dhe industriale".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 15, 2023 12:53 Europe/Tirane
  • Eslami: Kemi shënuar 30 arritje kërkimore, teknologjike dhe industriale

Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Kemi shënuar 30 arritje kërkimore, teknologjike dhe industriale".

Shkencëtarët dhe specialistët e rinj iranianë kanë arritur sukses të konsiderueshëm në ndërtimin dhe prodhimin e pajisjeve të avancuara në industrinë bërthamore të vendit.

Muhamed Eslami, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, deklaroi: "Ne gjatë kësaj periudhe kemi shënuar 30 arritje kërkimore, teknologjike dhe industriale, të cilat nuk i kishim përjetuar kurrë në jetën e Agjencisë së Energjisë Atomike me këtë nivel të orientimit në rezultat".

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Eslami sot (e mërkurë) pas mbledhjes së Qeverisë shtoi: "Ne kemi bërë gjithçka që kishim planifikuar për të realizuar në vitin 1401 (të kalendarit iranian) në Agjencinë e Energjisë Atomike të Iranit".