Mbreti saudit fton Presidentin e Iranit të vizitojë Riadin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i141342-mbreti_saudit_fton_presidentin_e_iranit_të_vizitojë_riadin
Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud, ka ftuar Presidentin iranian Ebrahim Raisi të vizitojë Arabinë Saudite, pas marrëveshjes së fundit të afrimit midis dy vendeve të ndërmjetësuar nga Kina.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 19, 2023 16:18 Europe/Tirane
  • Mbreti saudit fton Presidentin e Iranit të vizitojë Riadin

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud, ka ftuar Presidentin iranian Ebrahim Raisi të vizitojë Arabinë Saudite, pas marrëveshjes së fundit të afrimit midis dy vendeve të ndërmjetësuar nga Kina.

Mohammad Xhamshidi, zëvendësshefi i kabinetit të Presidentit iranian për çështjet politike, e bëri njoftimin të dielën në një postim në llogarinë e tij në Twitter, duke thënë se mbreti saudit e ka bërë ftesën me anë të një letre. "Në një letër drejtuar Presidentit Raisi, mbreti i Arabisë Saudite përshëndeti marrëveshjen midis dy vendeve vëllazërore, (dhe) e ftoi atë në Riad," tha ai, duke shtuar se mbreti saudit ka bërë thirrje për vendosjen e bashkëpunimit ekonomik dhe rajonal midis të dy vendeve. Zyrtari i lartë iranian tha se Presidenti Raisi e ka mirëpritur ftesën. Ftesa shihet si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të lidhjeve midis Iranit dhe Arabisë Saudite.