Inaugurimi i planit për zhvillimin dhe modernizimin e Rafinerisë Abadan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i141360-inaugurimi_i_planit_për_zhvillimin_dhe_modernizimin_e_rafinerisë_abadan
Me praninë e presidentit të Republikës Islamike të Iranit u vu në funksion plani i zgjerimit dhe modernizimit të Rafinerisë Abadan në jug të Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 20, 2023 15:02 Europe/Tirane
  • Inaugurimi i planit për zhvillimin dhe modernizimin e Rafinerisë Abadan

Me praninë e presidentit të Republikës Islamike të Iranit u vu në funksion plani i zgjerimit dhe modernizimit të Rafinerisë Abadan në jug të Iranit.

Plani për zhvillimin dhe modernizimin e Rafinerisë Abadan u vu në funksionim sot (e hënë) në prani të presidentit të Republikës së Iranit, Sejed Ebrahim Raisi dhe në të njëjtën kohë me "29 Esfand", (20 mars) ditën e kombëtarizimit të industrisë naftës në Iran.

Presidenti i Republikës së Iranit, i cili mbërriti sot në Abadan, mori pjesë në fazën e dytë të rafinerisë dhe përuroi këtë njësi industriale.

Rafineria e Abadanit në provincën Khuzestan, si rafineria e parë e naftës në Azinë Perëndimore me një historik 110-vjeçar, konsiderohet si një nga qendrat e rëndësishme të rafinimit të naftës në Iran. Me inaugurimin e planit për zhvillimin dhe modernizimin e Rafinerisë Abadan, kjo rafineri u bë sërish qendra e rafinerisë më të madhe në Iran dhe njësia më e madhe e rafinerisë në Azinë Juglindore.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, me hapjen e kësaj njësie industriale tërësisht iraniane, 30% e benzinës së vendit do të furnizohet nga kjo rafineri e Abadanit. Operacionet e projektimit dhe ndërtimit të njësive më të mëdha të distilimit atmosferik, distilimit me vakum, njësitë e gazit të lëngshëm 1 dhe 2, ajri, azoti, rezervuarët dhe objektet ndihmëse të fazës së dytë të planit të zhvillimit dhe rikonstruktimit të kapaciteteve të rafinerisë së naftës në Abadan; janë kryer plotësisht nga ekspertët e teknologjisë dhe inxhinierisë dhe prodhuesit vendas të Iranit.

Qeveria ka investuar rreth 1.2 miliardë dollarë në projektin masiv të zhvillimit dhe rinkonstruktimit, i cili do të krijojë më shumë se 7,000 vende të reja pune, kryesisht për popullatën në Khuzestan, provinca e pasur me naftë në Iranin jugperëndimor ku ndodhet Abadan.

E themeluar që nga viti 1912, Rafineria Abadan është rafineria më e vjetër e naftës në rajonin e Lindjes së Mesme. Dikur ishte rafineria më e madhe në botë me një kapacitet vjetor për përpunimin e 25 milionë tonë metrikë (mt) naftë bruto.

Kapaciteti i rafinerisë ishte 635,000 bpd (32 milion mt në vit) përpara luftës Iran-Irak në vitet 1980, kur objekti u shkatërrua kryesisht.

Kapaciteti i rafinerisë do të arrijë në më shumë se 630,000 bpd me nisjen e projektit të zgjerimit të premten, sipas kontraktorit që drejton projektin.