Incident i rrjedhjes së naftës në perëndim të Kuvajtit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i141366-incident_i_rrjedhjes_së_naftës_në_perëndim_të_kuvajtit
Kompania e Naftës së Kuvajtit njoftoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas incidentit të rrjedhjes së naftës në perëndim të vendit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 20, 2023 16:05 Europe/Tirane
  • Incident i rrjedhjes së naftës në perëndim të Kuvajtit

Kompania e Naftës së Kuvajtit njoftoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas incidentit të rrjedhjes së naftës në perëndim të vendit.

Agjencia e lajmeve Russia Today njoftoi se Qasi Al-Amer, zëdhënësi i Kompanisë së Naftës të Kuvajtit, njoftoi në një deklaratë; "Pas incidentit të rrjedhjes së naftës është shpallur gjendja e jashtëzakonshme".

Al-Amer theksoi: "Ky incident nuk shkaktoi asnjë dëm dhe nuk u prekën operacionet e prodhimit dhe nuk u vërejt gaz toksik".

Zëdhënësi i Kompanisë së Naftës së Kuvajtit gjithashtu tha: "Ekipet teknike të Kompanisë së Naftës Kuvajtit janë të pranishme në vendin e ngjarjes dhe kompania do të informojë për zhvillimet e fundit në këtë drejtim".