82 persona u lëndohen nga tërmeti në Khoj
(last modified Sat, 25 Mar 2023 14:16:16 GMT )
Mars 25, 2023 15:16 Europe/Tirane
  • 82 persona u lëndohen nga tërmeti në Khoj

Drejtori i përgjithshëm për menaxhimin e krizave në provincën Azerbajxhani Perëndimor të Iranit njoftoi se 82 persona janë lënduar nga tërmeti në Khoj.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Amir Abbas Xhafari, drejtori i përgjithshëm i menaxhimit të krizave në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor të Iranit, tha se numri i të lënduarve nga tërmeti i mëngjesit të së premtes ka arritur në 82 persona, asnjë prej të cilëve nuk është në gjendje të rëndë.

Xhafari deklaroi se janë dëmtuar edhe një sërë njësish banimi, ndërsa në zonë janë dërguar ekipet vlerësuese të Fondacionit të Banesave dhe po shqyrtojnë situatën për shkallën e dëmit.

Të premten një tërmet me magnitudë 5.6 të shkallës Richter goditin rrethin Khoj në veri të provincës Azerbajxhani Perëndimor të Iranit.