Shpjegimi i arritjeve dhe qëllimeve të Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i141576-shpjegimi_i_arritjeve_dhe_qëllimeve_të_agjencisë_së_energjisë_atomike_të_iranit
Përfaqësuesi i zyrës për diplomaci publike dhe informim të Agjencisë për Energji Atomike të Iranit shpjegoi arritjet dhe synimet e ardhshme të këtij institucioni.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 25, 2023 13:07 Europe/Tirane
  • Shpjegimi i arritjeve dhe qëllimeve të Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit

Përfaqësuesi i zyrës për diplomaci publike dhe informim të Agjencisë për Energji Atomike të Iranit shpjegoi arritjet dhe synimet e ardhshme të këtij institucioni.

Dr. Jaser Kasezaz, përfaqësues i zyrës për diplomaci publike dhe informim të Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, deklaroi: "Agjencia e Energjisë Atomike të Iranit po përpiqet të rrisë pjesën e saj të energjisë bërthamore nga 1% në 20% në kuadër të programit për zhvillim 1420".

Përfaqësuesi i zyrës për diplomaci publike dhe informim të Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, në një intervistë me radio IRIB, shtoi: “Në Iran, i vetmi termocentral bërthamor aktiv është termocentrali bërthamor Bushehr, i cili ka një fuqi prodhimi prej 1000 megavat energji elektrike, sasi kjo që siguron rreth një për qind të energjisë elektrike të vendit”.

Dr. Jaser Kasesaz tha gjithashtu: "Agjencia e Energjisë Atomike të Iranit po përpiqet ta rrisë këtë sasi me 20%, pra, nga pjesa 1% në shportën e energjisë, në 20% në programin e saj për zhvillim deri në vitin 1420 të kalendarit iranian".

Përfaqësuesi i zyrës për diplomaci publike dhe informim të Agjencisë për Energji Atomike të Iranit në vazhdim tha: "Agjencia e Energjisë Atomike, me ndihmën e medias kombëtare, duhet të diskutojë dobitë e teknologjisë bërthamore në jetën e njerëzve, në qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit, ne planin afatgjatë në fushën e shëndetësisë, dhe në fushën e garantimit të sigurisë ushqimore".