Rritje me 21% e prodhimit të çelikut në Iran
(last modified Mon, 27 Mar 2023 14:33:40 GMT )
Mars 27, 2023 16:33 Europe/Tirane
  • Rritje me 21% e prodhimit të çelikut në Iran

Shoqata Globale e Hekurit dhe Çelikut njoftoi një rritje prej 21% në prodhimin e çelikut në Iran.

Shoqata globale “World Iron and Steel Association”, në raportin e saj të fundit, njoftoi një rritje prej 21% të prodhimit të çelikut në Iran në 2 muajt e parë të 2023.

Kina, India, Japonia, Amerika, Rusia, Koreja e Jugut, Gjermania, Brazili, Irani dhe Turqia ishin përkatësisht 10 prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në botë në dy muajt e parë të vitit 2023.

Sipas njoftimit të Shoqatës Botërore të Hekurit dhe Çelikut; prodhimi i çelikut në Iran në 2 muajt e parë të këtij viti u shoqërua me një rritje të ndjeshme prej 21.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Prodhimi i çelikut në Iran është rritur në 1.5 milionë tonë në 2 muajt e parë të 2023.

Sipas këtij raporti; me rritjen e prodhimit të çelikut me më shumë se 21% në dy muajt e parë të këtij viti, Irani është njohur si prodhuesi i nëntë më i madh i çelikut në botë në këtë periudhë. Gjithashtu, ndër 10 prodhuesit më të mëdhenj të çelikut, Irani pati rritjen më të lartë të prodhimit në dy muajt e parë të vitit 2023.

Nga këto 10 vende, shtatë vende janë përballur me rënie të prodhimit dhe tre vende, Irani, Kina dhe India, kanë shënuar rritje të prodhimit në këtë periudhë.

Tags