Kanani: Zjarri ka rënë në shtëpinë e zjarrvënësve okupatorë
Në përgjigje të konflikteve politike në regjimin sionist, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha:
“Zjarri ka rënë në shtëpinë e zjarrvënësve të okupimit”. Sipas IRNA, Nasser Kanani shtoi: Përpjekja e kryeministrit kriminel të regjimit izraelit për të rritur fuqinë dhe mbijetesën e tij zbuloi edhe një herë gabimet e brendshme të shoqërisë sioniste gjë e cila ka krijuar protestat dhe përplasjet më të paprecedentë në rrugë midis uzurpatorëve të palestinezëve. Ai shtoi: “Është qesharake që Amerika dhe Evropa, veçanërisht Anglia, me justifikimin e demokracisë vazhdojnë të mbështesin një ekzistencë të rreme të bazuar në okupimin dhe aparteidin! Për javën e dymbëdhjetë, mijëra banorë të tokave të pushtuara demonstruan kundër reformave në drejtësi të Netanyahut. Paketa e propozuar e ligjeve do të kufizojë ndjeshëm kompetencat e Gjykatës së Lartë dhe do të lejojë Netanyahun të ushtronte kontroll mbi emërimin e gjyqtarëve.