Irani dënon përdhosjen e Kur'anit të shenjtë në Danimarkë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar veprimin ofendues të një grupi ekstremist në Danimarkë në përdhosjen përsëri të Kur'anit të shenjtë gjatë muajit të Ramazanit.
Përkrahësit e një grupi ekstremist islamofobist në Danimarkë i kanë vënë zjarrin një ekzemplari të Kur'anit të shenjtë përpara ambasadës së Turqisë në Danimarkë. Autorët e këtij veprimi gjithashtu duke mbajtur në dorë parulla me përmbajtje islamofobiste, kanë hedhur slogane kundër fesë së pastër të Islamit.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, duke paralajmëruar për përsëritjen dhe shtimin e veprimeve ofenduese ndaj Kur'anit të shenjtë dhe simboleve të shenjta të besimtarëve myslimanë në disa vende të Evropës, ka qortuar heshtjen e organizatave pretenduese të të drejtave të njeriut përball veprimeve të tilla djallëzore dhe ka deklaruar: "Qasje të tilla krijojnë rrethanat për përhapjen e urrejtjes, ekstremizmit dhe përhapjes së dhunës si dhe vendosin në rrezik paqen dhe bashkëjetesën paqësore mes njerëzve dhe kërcënojnë sigurinë globale".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke thënë se mbyllja sytë dhe anashkalimi i këtyre veprimeve ofenduese ndaj besimtarëve myslimanë në emër të të drejtave të njeriut, është plotësisht në kundërshtim me të drejtat e njeriut universale dhe burimore dhe theksoi: "Republika Islamike e Iranit vendet dhe popujt myslimanë presin nga autoritetet e shtetit të Danimarkës që të tregojnë përgjegjësi dhe të ndalojnë veprime të tilla ofenduese që përhapin urrejtjen".