Amerika duhet të dëmshpërblejë Iranin brenda 2 viteve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i141856-amerika_duhet_të_dëmshpërblejë_iranin_brenda_2_viteve
Kreu i Qendrës për Çështjet Ligjore Ndërkombëtare të Presidencës së Iranit tha: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur që qeveria amerikane të kompensojë brenda një periudhe 2-vjeçare dëmin e shkaktuar Iranit si rezultat i konfiskimit të disa pronave.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 31, 2023 17:18 Europe/Tirane
  • Amerika duhet të dëmshpërblejë Iranin brenda 2 viteve

Kreu i Qendrës për Çështjet Ligjore Ndërkombëtare të Presidencës së Iranit tha: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur që qeveria amerikane të kompensojë brenda një periudhe 2-vjeçare dëmin e shkaktuar Iranit si rezultat i konfiskimit të disa pronave.

Tavakol Habibzadeh, kreu i Qendrës Ndërkombëtare të Çështjeve Ligjore të Presidencës iraniane, në një bisedë me IRNA në lidhje me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, shtoi: “Sipas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, konfiskimi i aseteve të një numri bankash dhe kompanish iraniane nga gjykatat amerikane është kundër obligimeve të Uashingtonit që bazohen në Traktatin e Mirëbesimit të vitit 1955. Habibzadeh shtoi: Palët kanë të drejtë të negociojnë me njëra-tjetrën për llogaritjen e dëmit dhe nëse nuk arrijnë në përfundim, gjykata ende do ta shqyrtojë çështjen dhe do ta paraqesë dëmin. Kreu i Qendrës për Çështjet Ligjore Ndërkombëtare të Presidencës Iraniane deklaroi: Qeveria amerikane pretendoi se veprimi i gjykatave amerikane nuk bie ndesh me detyrimet e atij vendi sipas Traktatit të Mirëbesimit, por Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e hodhi poshtë këtë argument të Shteteve të Bashkuara. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, pasi konstatoi përgjegjësinë ndërkombëtare të qeverisë amerikane, kërkoi nga ajo qeveri që të kompensojë dëmet që i ka shkaktuar Republikës Islamike e Iranit.