Hapet Panairi Ndërkombëtar i Kur'anit të shenjtë në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i141866-hapet_panairi_ndërkombëtar_i_kur'anit_të_shenjtë_në_teheran
Sesioni i 30-të i Panairit Ndërkombëtar të Kur'anit të shenjtë është hapur sot në Teheran.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 01, 2023 13:29 Europe/Tirane
  • Hapet Panairi Ndërkombëtar i Kur'anit të shenjtë në Teheran

Sesioni i 30-të i Panairit Ndërkombëtar të Kur'anit të shenjtë është hapur sot në Teheran.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se sesioni i 30-të i Panairit Ndërkombëtar të Kur'anit të shenjtë është hapur sot (të shtunën) në ditën e dhjetë të muajit të shenjtë të Ramazanit 1444 hixhri kameri, në Teheran dhe me moton "Të lexoj" gjatë një ceremonie në prani të Sejed Ebrahim Raisi, presidentit të Republikës Islamike të Iranit.

Ky panair është duke u zhvilluar në kuadër të 49 sektorëve, 1800 pavionëve dhe me bashkëpunimin e 37 qendrave dhe organeve të ndryshme si dhe me pjesëmarrjen e aktivistëve kur'anor.

Gjithashtu në ceremoninë e hapjes së sesionit të 30-të të Panairit Ndërkombëtar të Kur'anit të shenjtë dhe në sesionin e 28-të të vlerësimit dhe nderimit të shërbyesve të Kur'anit të shenjtë do të vlerësohen 12 shërbyes të Kur'anit të shenjtë në degët e leximit, hifzit, hulumtimit, kaligrafisë, programeve kompjuterike kur'anore, administrimin e çështjeve kur'anore, në çështjet kinematografike dhe mësimin e Kur'anit të shenjtë.

Sektori ndërkombëtar i panairit gjithashtu do të hapet të hënën e ardhshme me pjesëmarrjen e ambasadorëve të vendeve islame dhe mysafirëve të ftuar nga vende të ndryshme.

Alireza Me'af, sekretari për aktivitete kur'anore në Ministrinë e Kulturës dhe Edukimit Islamik të Iranit, ka njoftuar pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 21 vendeve të ndryshme në panairin e këtij viti dhe deklaroi se disa institucione ndërkombëtare të Republikës Islamike të Iranit siç është Universiteti Xhami'atu Al-Mustafa, Forumi Botëror i Ehli Bejtit (a.s.) dhe Forumi Botëror për Afrimin e Medh'hebeve Islame do të kenë pavione në Panairin Ndërkombëtar të Kur'anit të shenjtë. Këtë vit, në këtë panair do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Rusia, India, Pakistani, Tunizia, Bosnja dhe Hercegovina, Algjeria, Indonezia, Omani, Sri Lanka dhe Nigjer.

Sesioni i 30-të i Panairit Ndërkombëtar të Kur'anit të shenjtë në Teheran do të jetë i hapur deri më 15 prill që përkon me 24 Ramazan të vitit 1444 hixhri kameri.