Zëdhënësi i qeverisë iraniane: Aktet terroriste nuk mbeten pa përgjigje
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i141936-zëdhënësi_i_qeverisë_iraniane_aktet_terroriste_nuk_mbeten_pa_përgjigje
Duke iu referuar martirizimit të dy këshilltarëve ushtarakë iranianë në Siri, zëdhënësi i qeverisë iraniane theksoi se aktet terroriste nuk do të mbeten pa përgjigje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 03, 2023 05:42 Europe/Tirane
  • Zëdhënësi i qeverisë iraniane: Aktet terroriste nuk mbeten pa përgjigje

Duke iu referuar martirizimit të dy këshilltarëve ushtarakë iranianë në Siri, zëdhënësi i qeverisë iraniane theksoi se aktet terroriste nuk do të mbeten pa përgjigje.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, zëdhënësi i qeverisë, Ali Bahadari Jahormi, në llogarinë e tij në Twitter shkroi: "Vesi i regjimit sionist për të kryer akte terroriste nuk do të mbetet pa përgjigje. Regjimi sionist dhe terroristët e tjerë shtetërorë në kohë krize kryejnë akte terroriste jashtë kufijtë për të devijuar vëmendjen e opinionit publik dhe për t'i penguar njerëzit që të kuptojnë thellësinë e problemeve të tyre të brendshme. Mogdad Mehghani dhe Milad Heydari ishin dy këshilltarë ushtarakë iranianë që 4 ditë më parë ranë dëshmor në sulmin e regjimit sionist në Siri.