Zbulimi i një ton e 381 kilogramë drogë në juglindje të Iranit
(last modified Mon, 03 Apr 2023 15:09:20 GMT )
Prill 03, 2023 17:09 Europe/Tirane
  • Zbulimi i një ton e 381 kilogramë drogë në juglindje të Iranit

Shefi i policisë së Sistanit-Baluçistanit të Iranit njoftoi arrestimin e tetë kontrabandistëve dhe zbulimin e një ton e 381 kilogramë lëndë narkotike në këtë provincë juglindore të vendit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral brigade Dost Ali Xhaliljan, komandanti i policisë në provincën Sistan-Baluçistan të Iranit, tha se oficerët e policisë së Iranit kundër narkotikëve, së bashku me zyrtarë të inteligjencës kanë kryer operacione të specializuara, kanë identifikuar dhe arrestuar anëtarë të një bande të armatosur dhe profesionale të kontrabandës së opiumit, të cilët synonin të kontrabandonin dhe transportonin një ngarkesë të madhe me lëndë narkotike nga qytetet Sib, Soran dhe Hirmand drejt rajoneve qendrore të Iranit.

Sardar Xhaliljan, duke iu referuar monitorimit momental të lëvizjeve të anëtarëve të kësaj bande nga forcat iraniane, shtoi se në 48 orët e fundit, pas identifikimit të vendndodhjes së trafikantëve në lartësitë e qyteteve Sib, Soran dhe Hirmand, efektivët e policisë kanë vëzhguar zonën dhe trafikantët kanë vëzhguar efektivët dhe janë përplasur me ta të armatosur.

Shefi i policisë së Sistanit dhe Baluçistanit të Iranit deklaroi se pas një ore përleshje të armatosur, njësitë operative të policisë kanë arrestuar tetë kontrabandistë dhe gjatë kontrollit në vendin dhe depon e tyre në zonat malore, është zbuluar një ton e 381 kilogramë opium dhe lëndë narkotike dhe janë konfiskuar armë luftarake dhe sasi municionesh dhe shtatë automjete.

Pavarësisht sanksioneve, Republika Islamike e Iranit ka numrin më të lartë të konfiskimeve të drogës në botë duke sekuestruar më shumë se një mijë tonë lëndë narkotike në vit. Kombet e Bashkuara e kanë emëruar Iranin si një flamurtar në luftën kundër drogës.

Tags