Irani dhe Arabia Saudite do të krijojnë dhomën e përbashkët të tregtisë
(last modified Mon, 03 Apr 2023 18:50:50 GMT )
Prill 03, 2023 20:50 Europe/Tirane
  • Irani dhe Arabia Saudite do të krijojnë dhomën e përbashkët të tregtisë

Një biznesmen i lartë iranian njoftoi se Irani dhe Arabia Saudite planifikojnë të formojnë një dhomë të përbashkët të tregtisë për të rritur tregtinë dypalëshe gati një muaj pasi ata arritën një marrëveshje për të rivendosur marrëdhëniet e tyre diplomatike.

Keyvan Kashefi, i cili është anëtar i bordit drejtues të Dhomës së Tregtisë, Industrive, Minierave dhe Bujqësisë së Iranit (ICCIMA), tha të hënën se sektori privat në Iran tashmë ka filluar planifikimin për rritjen e marrëdhënieve tregtare me bizneset në Arabinë Saudite. Kashefi tha se iniciativa e ICCIMA për të ngritur Dhomën e Përbashkët të Tregtisë Iran-Arabi Saudite do të jetë një hap i madh drejt avancimit të planeve të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. “Ne gjithashtu kemi plane për të filluar shkëmbimin e delegacioneve tregtare menjëherë pas rihapjes së ambasadave dhe pasi ambasadorët e të dy vendeve të fillojnë punën e tyre”, tha ai. Keyvan Kashefi tha se Teherani dhe Riadi kanë një potencial të madh për të rritur shkëmbimet e tyre tregtare në fushat e naftës, gazit dhe petrokimisë. Ai tha se tregtia vjetore midis dy vendeve mund të arrijë lehtësisht deri në 3 miliardë dollarë.

 

Tags