Takimi i ministrave të jashtëm të Iranit dhe Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i142054-takimi_i_ministrave_të_jashtëm_të_iranit_dhe_arabisë_saudite
Gazeta Saudite Al-Sharq Al-Avsat, e cila botohet në Londër, duke cituar burime të informuara, njoftoi se Faisal bin Farhan dhe Husein Amir Abdollahian, ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite dhe Iranit, të enjten e ardhshme do të takohen në Pekin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 05, 2023 05:56 Europe/Tirane
  • Takimi i ministrave të jashtëm të Iranit dhe Arabisë Saudite

Gazeta Saudite Al-Sharq Al-Avsat, e cila botohet në Londër, duke cituar burime të informuara, njoftoi se Faisal bin Farhan dhe Husein Amir Abdollahian, ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite dhe Iranit, të enjten e ardhshme do të takohen në Pekin.

Gjatë bisedimeve mes Iranit dhe Arabisë Saudite në Pekin, të dy vendet ranë dakord që të rifillojnë marrëdhëniet e tyre diplomatike pas 7 vitesh. Bazuar në marrëveshjen mes dy vendeve, ministrat e jashtëm të Iranit dhe Arabisë Saudite gjatë takimit me njëri-tjetrin, do të diskutojnë për masat e duhura për shkëmbimin e ambasadorëve dhe rihapjen e ambasadave, si dhe kërkesat e tjera për rifillimin e marrëdhënieve. Sipas faqes së gazetës Sharq Al-Avsat, takimi mes Bin Farhanit dhe Abdullahianit në Pekin, i cili zhvillohet pas tre raundesh bisedash telefonike mes tyre, përfshin hapat e ardhshëm për zbatimin e marrëveshjes dhe masat për rihapjen e misioneve diplomatike. Thuhet se përzgjedhja e Kinës si vendtakimi mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe Arabisë Saudite është vazhdimësi e rolit pozitiv të Pekinit në arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe lehtësimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Arabisë Saudite.