Takimi i ministrave të jashtëm të Iranit dhe Arabisë Saudite në Pekin
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Hossein Amir Abdollahian, i cili mbrëmë mbërriti në Pekin në krye të një delegacioni për t'u takuar me homologun e tij saudit, sot (e enjte) u takua dhe bisedoi me ministrin e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan.
Në këtë takim, ministrat e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe Arabisë Saudite do të diskutojnë dhe shkëmbejnë mendime, për rifillimin zyrtar të marrëdhënieve dypalëshe, hapat ekzekutiv drejt rihapjes së ambasadave dhe konsullatave të dy vendeve, si dhe cështje të marrëdhënieve dypalëshe. Gjithashtu, në takimin dypalësh mes ministrit të Punëve të Jashtme të Iranit dhe homologut të tij kinez, do të diskutohet për fusha të ndryshme të bashkëpunimit dypalësh si dhe çështje me interes rajonal dhe ndërkombëtar. Ky është takimi i parë i ministrave të jashtëm të dy vendeve pas 7 vitesh prishjeje të marrëdhënieve diplomatike. Irani dhe Arabia Saudite më 10 mars pas shtatë vitesh ranë dakord për të rifilluar marrëdhëniet mes tyre pas përpjekjeve ndërmjetësuese nga Kina. Pas kësaj marrëveshjeje, ministrat e Jashtëm të të dy vendeve kanë biseduar tre herë në telefon për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike dhe rihapjen e ambasadave dhe konsullatave të Iranit dhe Arabisë Saudite. Amir Abdullahian dhe Faisal bin Farhan në bisedën e dytë telefonike kishin rënë dakord që të takoheshin në muajin e Ramazanit. Në lidhje me këtë, jo shumë kohë më parë mbreti Salman bin Abdulaziz i Arabisë Saudite ftoi presidentin e Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, që të vizitojë Riadin dhe Raisi iu përgjigj pozitivisht kësaj ftese. Rizgjedhja e Kinës si vendi i takimit të ministrave të jashtëm të Iranit dhe Arabisë Saudite është për shkak se Pekini ka luajtur një rol pozitiv në arritjen e marrëveshjes Riad-Teheran dhe ka lehtësuar kontaktet mes dy vendeve.