Kanani: Rifilluan marrëdhëniet zyrtare mes Iranit dhe Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i142122-kanani_rifilluan_marrëdhëniet_zyrtare_mes_iranit_dhe_arabisë_saudite
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi rivendosjen e marrëdhënieve zyrtare mes Iranit dhe Arabisë Saudite duke shpjeguar marrëveshjet e arritura në takimin e ministrave të jashtëm të Iranit dhe Arabisë Saudite në Pekin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 06, 2023 14:26 Europe/Tirane
  • Kanani: Rifilluan marrëdhëniet zyrtare mes Iranit dhe Arabisë Saudite

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi rivendosjen e marrëdhënieve zyrtare mes Iranit dhe Arabisë Saudite duke shpjeguar marrëveshjet e arritura në takimin e ministrave të jashtëm të Iranit dhe Arabisë Saudite në Pekin.

Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, i cili ndodhet në Pekin me delegacionin iranian, duke shpjeguar bisedimet mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe Arabisë Saudite dhe nënshkrimin e një deklaratë të përbashkët mes të dy vendeve, deklaroi: "Në bisedimet e ministrave të punëve të jashtme të Iranit dhe Arabisë Saudite, të dy palët theksuan rëndësinë e stabilitetit dhe sigurisë në rajon duke u bazuar në potencialet rajonale".

Kanani tha: "Në kuadër të vullnetit politik të dy vendeve për të zgjeruar marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat, ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Arabisë Saudite deklaruan gatishmërinë e përbashkët për zbatimin e marrëveshjeve bazë ekzistuese midis dy vendeve, duke përfshirë marrëveshjen gjithëpërfshirëse për bashkëpunimin dypalësh dhe marrëveshjen e sigurisë".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit shtoi: "Ndër çështjet e theksuara në bisedimet mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe Arabisë Saudite ishte përpjekja dhe marrëveshja për zgjerimin e marrëdhënieve në fushën ekonomike si në atë publik ashtu edhe në atë privat, bazuar në marrëveshjet ekzistuese midis dy vendeve, krijimi i rrethanave ligjore dhe juridike për fillimin dhe fuqizimin e aktiviteteve të tilla. U vendos që delegacionet qeveritare dhe sektorit privat të dy vendeve të takohen dhe të ofrojnë mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit dhe ekonomik në fushën e investimeve të përbashkëta".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi se mes dy vendeve u zhvilluan bisedime të mira dhe pozitive dhe gradualisht do të shkëmbehen delegacione të ndryshme në nivel qeveritar dhe privat mes dy vendeve.