Armiqtë  kanë frikë se industria bërthamore e Iranit kthehet në model  
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i142212-armiqtë_kanë_frikë_se_industria_bërthamore_e_iranit_kthehet_në_model
Përfaqësuesi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit ka thënë: Armiqtë janë jashtëzakonisht të frikësuar që industria bërthamore e Iranit të bëhet model për vendet e tjera islamike.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 08, 2023 09:19 Europe/Tirane
  • Armiqtë  kanë frikë se industria bërthamore e Iranit kthehet në model  

Përfaqësuesi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit ka thënë: Armiqtë janë jashtëzakonisht të frikësuar që industria bërthamore e Iranit të bëhet model për vendet e tjera islamike.

Seyed Pejman Shirmardi, zëvendës i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, iu referua teknologjisë bërthamore si një industri që krijon energji dhe tha: Industria bërthamore është forca lëvizëse e industrive të tjera dhe mund të drejtojë industri të tjera.  Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, zëvendësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit shtoi: Teknologjia bërthamore ka shumë përdorime në sektorë të ndryshëm të shëndetësisë, sigurisë ushqimore dhe bujqësisë, mjedisit dhe industrive të tjera nga të cilat aktualisht po përfitojmë. Shirmardi për prodhimin e radio-medikamenteve në vend deklaroi: Këto barna prodhohen në vend me ndihmën e teknologjisë bërthamore dhe nëse nuk do ta zhvillonim këtë teknologji në situatën aktuale, do të ishim përballur me shumë probleme në sigurimin e ilaçeve për pacientët.  Zëvendësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit vuri në dukje se: Irani është një nga 13 vendet në botë me një cikël të plotë të karburantit bërthamor i cili kryhet plotësisht nga ekspertë iranianë.  Shirmardi theksoi: se Republika Islamike e Iranit është një nga 32 vendet në botë që gjithashtu ka një reaktor të sajin bërthamor.