Irani prezanton dokumentin e perspektives së të drejtave të njeriut në vend
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i142268-irani_prezanton_dokumentin_e_perspektives_së_të_drejtave_të_njeriut_në_vend
Sekretari i Shtabit të të Drejtave të Njeriut në Iranit njoftoi publikimin e dokumentit pesëvjeçar të perspektivës së të drejtave të njeriut të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 09, 2023 14:15 Europe/Tirane
  • Irani prezanton dokumentin e perspektives së të drejtave të njeriut në vend

Sekretari i Shtabit të të Drejtave të Njeriut në Iranit njoftoi publikimin e dokumentit pesëvjeçar të perspektivës së të drejtave të njeriut të Republikës Islamike të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Kazem Gharibabadi, sekretari i Shtabit të të Drejtave të Njeriut në Iran, në takimin e Këshillit Koordinues për të Drejtat e Njeriut, në lidhje me Dokumentin e Perspektivës së të Drejtave të Njeriut të Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se ky dokument, i cili është rezultat i diskutimeve dhe analizave të shumta të bëra gjatë takimeve me praninë e ekspertëve dhe specialistëve të kësaj fushe, është miratuar nga Këshilli i Lartë i Shtabit dhe është dokumenti i parë i perspektivës për të drejtat e njeriut në Iran.

Duke iu referuar mundësisë së përditësimit dhe përmirësimit të këtij dokumenti sipas zhvillimeve dhe rrethanave, Gharibabadi shtoi se ky dokument pesëvjeçar është planifikuar në atë mënyrë që Irani të jetë flamurtar i drejtësisë dhe përcaktues i standardeve në fushën e të drejtave të njeriut.

Sekretari i Shtabit të të Drejtave të Njeriut të Iranit deklaroi: "Në këtë dokument janë përcaktuar 15 qëllime, ndër të cilat më të rëndësishmet janë zhvillimi dhe shpjegimi i kapaciteteve dhe doktrinave të të drejtave të njeriut, nxitja e ndërgjegjësimit publik në fushën e të drejtave dhe detyrave, forcimi i koordinimit ndërmjet institucioneve të ndryshme në lidhje me aktivitetet e lidhura me të drejtat e njeriut, përparimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut brenda vendit, vlerësimin dhe promovimin e respektimit të pozitës së gruas në arenën e brendshme dhe ndërkombëtare, garantimin e gëzimit të të drejtave themelore dhe lirive legjitime të barabarta me Kushtetutë dhe identifikimi i proceseve që shkelin të drejtat e njerëzve dhe dëmtojnë të drejtat e njeriut në organet ekzekutive dhe përpjekjet për t'i rregulluar ato".

Në këtë dokument është përcaktuar edhe një strategji me tetë pika për veprim në fushën e të drejtave të njeriut.