Prill 11, 2023 17:10 Europe/Tirane
  • Çlirimi i Palestinës, ideali dhe synimi i myslimanëve të botës

Në një deklaratë me rastin e Ditës Botërore të Kudsit, Asambleja Botërore për Afrimin e Medh'hebeve Islame deklaroi se çlirimin e Palestinës është ideali dhe synimi kryesor i myslimanëve të botës.

E premtja e fundit  e muajit të shenjtë të Ramazanit që përkon me 14 prill 2023, është Dita Botërore e Kudsit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në këtë deklaratë, Asambleja Botërore për Afrimin e Medh'hebeve Islame deklaroi se Bejtul-Mokades dhe Palestina janë me padyshim pjesë e pandashme e Umetit të madh Islam dhe asnjë plan apo veprim i armiqve nuk mund ta ndalojë motivimin hyjnor dhe të vendosur të popujve myslimanë për të rimarrë dhe arritur të drejtat e tyre të humbura, të dobësuara dhe të harruara.

Kjo deklaratë shton se rezistenca shumë dekadash e popullit palestinez kundër pushtuesit sionist dhe mbështetësve të tyre, veçanërisht Amerikës hegjemoniste, ka treguar rezultate mahnitëse dhe të reja dhe ka përshpejtuar procesin e kalbjes dhe shkatërrimit të regjimit fëmijëvrasës të Tel Avivit.

Në vazhdim të deklaratës së Asamblesë Botërore për Afrimin e Medh'hebeve Islame, thuhet se shtëpia e regjimit sionist ndërtuar nga rrjeta e merimangës po shkon drejt shkatërrimit me një trend më të shpejtë se në të kaluarën dhe tanimë po dëgjohet zhurma e shembjes së themeleve të regjimit sionist të ndërtuara mbi gjakun e të shtypurve, shenjat e të cilit duken qartë këto ditë në rrugët e territoreve të pushtuara.

Në deklaratën e Asamblesë Botërore për Afrimin e Medh'hebeve Islame gjithashtu theksohet se zgjidhja e vetme për çështjen palestineze është uniteti dhe solidariteti i ummetit islam dhe popujve myslimane, shkatërrimi sa më i shpejtë i regjimit sionist dhe formimi i lirë i shtetit palestinez bazuar në dëshirat e popullit të kësaj toke.

Tags