Kanani: Perëndimi kërkon të zgjasë sa më shumë luftën në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i142454-kanani_perëndimi_kërkon_të_zgjasë_sa_më_shumë_luftën_në_ukrainë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Perëndimi po kërkon të zgjasë sa më shumë luftën në Ukrainë".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 13, 2023 15:02 Europe/Tirane
  • Kanani: Perëndimi kërkon të zgjasë sa më shumë luftën në Ukrainë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Perëndimi po kërkon të zgjasë sa më shumë luftën në Ukrainë".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Naser Kanani ka reaguar në lidhje me pretendime e revistës amerikane se Irani po negocion me Rusinë dhe Kinën për të blerë disa materiale me përdorim ushtarak, dhe theksoi: "Qëllimi i publikimit të një lajmi të tillë është të krijohen pretekste për të zgjatur sa më shumë luftën në Ukrainë".

Naser Kanani sot (e enjte) në një intervistë për agjencinë e lajmeve IRNA, reagoi në lidhje me pretendimin e revistës amerikane e cila duke cituar zyrtarë të këtij vendi, kishte shkruar se "Irani po negocion me Rusinë dhe Kinën për të blerë disa materiale me përdorim ushtarak", dhe tha: "Qëllimi i vazhdimit të publikimit të lajmeve të tilla, është të largojë vëmendjen e qytetarëve nga dërgimi i armëve të sofistikuara perëndimore në mënyrë të shfrenuara në Ukrainë për të ndjekur qëllimet e tyre strategjike duke zgjatur sa më shumë luftën në këtë vend".