Kanani: Perëndimi kërkon të zgjasë sa më shumë luftën në Ukrainë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Perëndimi po kërkon të zgjasë sa më shumë luftën në Ukrainë".
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Naser Kanani ka reaguar në lidhje me pretendime e revistës amerikane se Irani po negocion me Rusinë dhe Kinën për të blerë disa materiale me përdorim ushtarak, dhe theksoi: "Qëllimi i publikimit të një lajmi të tillë është të krijohen pretekste për të zgjatur sa më shumë luftën në Ukrainë".
Naser Kanani sot (e enjte) në një intervistë për agjencinë e lajmeve IRNA, reagoi në lidhje me pretendimin e revistës amerikane e cila duke cituar zyrtarë të këtij vendi, kishte shkruar se "Irani po negocion me Rusinë dhe Kinën për të blerë disa materiale me përdorim ushtarak", dhe tha: "Qëllimi i vazhdimit të publikimit të lajmeve të tilla, është të largojë vëmendjen e qytetarëve nga dërgimi i armëve të sofistikuara perëndimore në mënyrë të shfrenuara në Ukrainë për të ndjekur qëllimet e tyre strategjike duke zgjatur sa më shumë luftën në këtë vend".