Dita Botërore e Kodsit; Dita Botërore e Zgjimit Islamik
Sot, e premte, 14 prill 2023, që përkon me 23 Ramazan 1444, është Dita Botërore e Kodsit.
E premtja e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit me iniciativën e Imam Khomeinit (RA), themeluesit të madh të Republikës Islamike të Iranit është emëruar Dita Ndërkombëtare e Kodsit. Pas emërtimit të së premtes së fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit si Dita Ndërkombëtare e Kodsit, kombi mysliman e shikon çështjen palestineze si një domosdoshmëri për të mbështetur kombet e shtypura dhe të përvuajtura. Çështja e Palestinës është çështja më e rëndësishme e botës islame dhe nuk duhet neglizhuar në asnjë moment. Prandaj, Republika Islamike e Iranit, si lider në mbështetjen e kombeve të shtypura të botës, vazhdon ta konsiderojë mbështetjen e kombit të shtypur palestinez si çështjen kryesore dhe thekson parimin e zbatimit të drejtës për vetëvendosje të palestinezëve dhe pronarëve autoktonë të kësaj toke. Përvoja e më shumë se 7 dekadave të shtypjes historike tregon se pushtuesit e Kodsit nuk heqin dorë kurrë nga shtypja e të drejtave të palestinezëve të shtypur dhe e vetmja mënyrë për t'i dhënë fund kësaj situate është vazhdimi i rezistencës dhe lufta me vullnetin global për të detyruar pushtuesit që t'i nënshtrohen ligjit ndërkombëtar dhe t'i binden parimit të vetëvendosjes të kombit palestinez. Dita Ndërkombëtare e Kodsit nuk është vetëm një lëvizje për të dënuar këtë pushtim, por edhe një shenjë e zgjimit të kombit islam kundër komploteve të ndryshme arrogante, të udhëhequra nga Amerika dhe Izraeli dhe aleatët e tyre në rajon. Çdo vit, me ardhjen e të premtes së fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, myslimanët agjërues në Iran dhe vende të tjera islame duke marrë pjesë në tubime dhe marshime përkujtojnë Ditën e Kodsit.


