Prill 14, 2023 17:28 Europe/Tirane
  • Ghalibaf: Rezistenca është rruga e suksesit dhe progresit

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se rezistenca është rruga e suksesit dhe përparimit dhe ka thënë: "Uniteti dhe bashkimi ynë kalon nëpër rrugën e rezistencës duke theksuar mbi traditat hyjnore dhe popullarizimin sa më të madh të Frontit të Rezistencës".

Sot, e premte me 23 Ramazan të vitit 1444 hixhri kameri që përkon me 14 prill 2023, është Dita Botërore e Kudsit të shenjtë e cila është shpallur me iniciativën e Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, me qëllim të unitetit të popujve mysliman në mbështetje të Xhamisë Al-Aksa dhe popullit të shtypur të Palestinës.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e namazit të së premtes sot në Teheran me rastin e Ditës Botërore të Kudsit, e quajti këtë ditë si kujtim nga Imam Khomejni (ra) dhe duke vë në dukje historikun e formimit të regjimit sionist, deklaroi: "Me daljen në skenë të unitetit të Umetit Islam dhe gjithashtu me çuarjen përpara të qasjes së Revolucionit Islamik, u zbulua edhe imazhi i vërtetë i krimeve të regjimit fëmijëvrasës dhe barbar sionist dhe sot me begatinë e Kudsit të shenjtë, besimtarët myslimanë me zë më të lartë mund të thërrasin më shumë se në të kaluarën se "Kudsi është kryeqytet i të gjithë Palestinës dhe e gjithë Palestina është kryeqytet i Botës Islame".

Ghalibaf në vazhdim vuri në dukje vëmendjen e liderit suprem të Revolucionit Islamik për t'i tërhequr vërejtjen botës islame në luftën kundër grupit terrorist ISIS dhe theksoi: "Grupi terrorist-takfirist ka qenë dhe është një projekt plotësisht amerikano-sionist i krijuar për të shkatërruar vendet islame nga brenda në mënyrë që besimtarët myslimanë të hyjnë në një luftë ndërfetare kundër njëri-tjetrit. Fronti i fuqive arrogante ka bërë përpjekje që ta largojë çështjen e Kudsit të shenjtë dhe Çështjen Palestineze nga çështjet e rajonit dhe të botës islame dhe ta largojë sa më shumë atë nga qarqet ndërkombëtare, mirëpo Dita Botërore e Kudsit dhe Fronti i Rezistencës nuk lejoi një gjë të tillë. Dita Botërore e Kudsit na ka treguar neve se rruga jonë e suksesit dhe e përparimit kalon nëpër rrugën e rezistencës. Uniteti dhe bashkimi ynë kalon nëpër rrugën e rezistencës duke theksuar mbi traditat hyjnore dhe popullarizimin sa më shumë të Frontit të Rezistencës".

Tags