Përparimi mjekësor i Iranit vazhdon pavarësisht sanksioneve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i142588-përparimi_mjekësor_i_iranit_vazhdon_pavarësisht_sanksioneve
Prodhimi i fshikëzës artificiale është një nga arritjet më të fundit mjekësore të Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 16, 2023 15:23 Europe/Tirane
  • Përparimi mjekësor i Iranit vazhdon pavarësisht sanksioneve

Prodhimi i fshikëzës artificiale është një nga arritjet më të fundit mjekësore të Iranit.

Pavarësisht sanksioneve dhe presioneve politike të fuqive hegjemoniste, Republika Islamike e Iranit ka kapërcyer pengesat dhe ka arritur rezultate të mira duke u mbështetur në rolin e rëndësishëm të popullit iranian, veçanërisht të elitës dhe të rinjve aktivë në fushat shkencore dhe mjekësore.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Mashaullah Torabi, drejtor i marrëdhënieve me publikun në Universitetin e Shkencave Mjekësore të Teheranit, deklaroi: "Për pacientët që detyrohen të zbrazin fshikëzën e tyre për shkak të sëmundjeve malinje, shtrohet çështja e përdorimit të një fshikëze artificiale si alternativë, dhe studiuesit e Universitetit të Shkencave Mjekësore të Teheranit ia dolën të ishin të parët që prodhonin fshikëzën artificiale në vend".

Turabi shtoi se kjo fshikëz artificiale është e përputhshme me teknologjitë e sotme dhe ka një avantazh çmimi dhe mund të sigurojë akses të lehtë për pacientët.