Raisi: Shtetet myslimane duhet të përballen me brutalitetin e Izraelit
Presidenti iranian Ebrahim Raisi theksoi se vendet myslimane duhet të çimentojnë unitetin dhe të përballen me brutalitetin e Izraelit kundër popullit të shtypur palestinez.
"Kombet myslimane kërkojnë që pushtetarët të përballen me krimet e regjimit sionist ndaj popullit të shtypur palestinez," tha Raisi të dielën në një takim me Hicabi Kırlangıç, ambasadorin e ri të Turqisë në Teheran. “Prandaj, është e nevojshme që vendet myslimane të jenë më të koordinuara për t'u ngritur kundër brutalitetit izraelit. Më tej në fjalën e tij, Raisi vuri në dukje marrëdhëniet e rrënjosura thellë midis Iranit dhe Turqisë dhe tha: "Megjithë përpjekjet e keqbërësve, ne duhet të mbështetemi në të përbashkëtat fetare dhe kulturore dhe të punojmë për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve midis shteteve myslimane në fusha të ndryshme”. Ambasadori i ri turk, i cili i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Raisi, tha se vendi i tij gëzon marrëdhënie të përzemërta me Iranin. Ai u zotua se do të bëjë përpjekje maksimale për të përmirësuar bashkëpunimin dypalësh dhe për të rritur shkëmbimet dhe ndërveprimet mes dy palëve.