Zgjerimi i bashkëpunimit midis Provincës Mazandaran dhe Kompanisë Kombëtare të Energjisë Kineze
(last modified Wed, 19 Apr 2023 09:50:27 GMT )
Prill 19, 2023 11:50 Europe/Tirane
  • Zgjerimi i bashkëpunimit midis Provincës Mazandaran dhe Kompanisë Kombëtare të Energjisë Kineze

Guvernatori i provincës Mazandaran të Iranit njoftoi se në takimin me anëtarët e  Kompanisë Kombëtare të Energjisë Kineze pritet  nënshkrimi i një memorandumi bashkëpunimi në të ardhmen e afërt.

Në vitet e fundit, Irani dhe Kina i kanë zgjeruar marrëdhëniet e tyre në tre nivele, "politiko-ekonomik", "siguri-mbrojtje" dhe "gjeopolitik-strategjik", dhe nënshkrimi i dokumentit strategjik 25-vjeçar ishte një hap i rëndësishëm drejt realizimit të këtij procesi. Sipas IRNA, Sejed Mahmud Hosseinipur, guvernatori i Mazandaran, Iran në takimin e anëtarëve të Kompanisë Kombëtare të Energjisë Kineze, duke iu referuar nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi me këtë kompani në të ardhmen e afërt, shtoi se të dy palët po përpiqen të zgjerojnë komunikimin dhe ndërveprimet mes tyre. Hosseinipour theksoi se, në këtë drejtim, fusha e bujqësisë, baza e njohurive për produktet bujqësore dhe agrumet, kullimi i tokave bujqësore, menaxhimi i burimeve ujore dhe zhvillimi i infrastrukturës elektrike, janë ndër akset shumë të rëndësishme që janë në axhendën e këtij bashkëpunimi dypalësh. Guvernatori i Mazandaran në Iran, deklaroi se brenda muajit të ardhshëm, ambasadori kinez në Iran do të jetë vijë në provincën Mazandaran ku do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi me Kompaninë Kombëtare të Energjisë të Kinës. Duhet përmendur se në këtë mbledhje teksti i memorandumit u miratua përfundimisht nga të gjithë anëtarët.

Tags