Raisi: Nuk mjafton vetëm dënimi i agresioneve të regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i142756-raisi_nuk_mjafton_vetëm_dënimi_i_agresioneve_të_regjimit_sionist
Duke iu referuar veprimit të fundit kriminal të regjimit sionist në sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa dhe popullit të pambrojtur palestinez, Presidenti i Iranit nuk e vlerësoi të mjaftueshme, thjesht dënimin dhe deklarimin e neverisë ndaj këtyre agresioneve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 20, 2023 04:53 Europe/Tirane
  • Raisi: Nuk mjafton vetëm dënimi i agresioneve të regjimit sionist

Duke iu referuar veprimit të fundit kriminal të regjimit sionist në sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa dhe popullit të pambrojtur palestinez, Presidenti i Iranit nuk e vlerësoi të mjaftueshme, thjesht dënimin dhe deklarimin e neverisë ndaj këtyre agresioneve.

Sipas IRNA, Sejed Ebrahim Raisi të mërkurën në banketin e Iftarit me ambasadorë dhe biznesmenë të vendeve islame, duke uruar paraprakisht Fitër Bajramin, iu referua aktit të fundit kriminal të regjimit sionist në sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa dhe palestinezëve të pambrojtur. Ai dënoi dhe shprehu neverinë ndaj akteve të regjimit sionist dhe se  vetëm dënimi i këtyre krimeve nuk është e mjaftueshme. Presidenti iranian shtoi: Sot, pritshmëria e kombeve myslimane është veprim praktik në përballjen me krimet e regjimit sionist dhe në mbështetjen e kombit të shtypur palestinez. Raisi zgjidhjen e Republikës Islamike të Iranit për çështjen palestineze e konsideroi si nismë dhe propozim të liderit suprem të revolucionit për të përcaktuar fatin dhe formimin e qeverisë së dëshiruar të palestinezëve, duke iu referuar votave të popullit palestinez. Sejed Ebrahim Raisi vazhdoi duke thënë se politika e Republikës Islamike të Iranit ndaj Irakut, Jemenit dhe Sirisë është parandalimi i shpërbërjes së këtyre vendeve. Ai theksoi ruajtjen e tërësisë territoriale dhe përmbushjen e vullnetit të popullit në këto vende dhe shtoi: shkaku kryesor i pasigurisë në Siri është prania e Amerikës dhe e aleatit të saj, dhe mënyra për të kthyer sigurinë dhe paqen në këtë vend është ndalimi i aktiviteteve të grupeve takfiriste përmes vendosjes së kontrollit të qeverisë mbi të gjitha rajonet e Sirisë. Duke u shprehur se vendet islamike kanë kapacitete unike që mund të shkëmbehen, Presidenti i Republikës së Iranit deklaroi se përkundër sanksioneve dhe kërcënimeve, Republika Islamike e Iranit ka arritur përparim të dukshëm dhe është e gatshme t'i ndajë këto përvoja me vendet islamike. Në fund Raisi vuri në dukje rëndësinë e rolit të ambasadorëve të vendeve islame në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve dhe transmetimin e lajmeve të sakta dhe reale dhe tha: Niveli aktual i marrëdhënieve të biznesit ndërmjet vendeve islame nuk është i mjaftueshëm dhe ne besojmë se këto marrëdhënie mund të zhvillohen më tej duke marrë parasysh kapacitetet ekzistuese në vendet islame.