Bisedë telefonike mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i142790-bisedë_telefonike_mes_ministrave_të_jashtëm_të_iranit_dhe_arabisë_saudite
Në një bisedë telefonike me homologun e tij saudit, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit njoftoi përpjekjet për të rihapur ambasadën iraniane në Arabinë Saudite para ditëve të Haxhit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 21, 2023 08:11 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe Arabisë Saudite

Në një bisedë telefonike me homologun e tij saudit, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit njoftoi përpjekjet për të rihapur ambasadën iraniane në Arabinë Saudite para ditëve të Haxhit.

Nga ana e tij ministri i Jashtëm saudit tha se vendi do të sigurojë mundësitë e nevojshme për pelegrinët iranianë dhe rihapjen e ambasadës dhe konsullatës së përgjithshme në Riad dhe Jeddah. Sipas IRNA, në këtë bisedë telefonike mes Hossein Amir Abdollahian dhe Faisal bin Farhan homologut të tij saudit, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit, duke uruar festën e Fitër Bajramit, vlerësoi takimin e fundit me homologun e tij saudit në Pekin dhe shkëmbimin e delegacioneve teknike ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite dhe tha: Kolegët e mi të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe delegacioni iranian në Riad dhe Xhedah po përpiqen të rihapin ambasadën dhe konsullatën e përgjithshme të Republikës Islamike të Iranit në Arabinë Saudite përpara ditëve të haxhit. Amir Abdollahian i vlerësoi të suksesshme rezultatet e takimit të delegacionit teknik të Arabisë Saudite në Teheran dhe Mashhad. Në këtë bisedë telefonike, duke uruar njëri-tjetrin me rastin e Fitër Bajramit, ministri i Jashtëm saudit ka shpresuar për një takim të ministrave të jashtëm të dy vendeve në Riad dhe Teheran. Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite gjithashtu njoftoi se ky vend do të sigurojë mundësitë e nevojshme për pelegrinët iranianë dhe do të rihapë ambasadën dhe konsullatën e përgjithshme në Riad dhe Jeddah. Ministrat e Jashtëm të dy vendeve gjithashtu në këtë bisedë theksuan se procesi i punës së delegacioneve teknike të dy vendeve është pozitiv dhe konstruktiv dhe hapësira po shkon drejt e 1më shumë bashkëpunimit.