Presidenti Raisi thekson në zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh mes Iranit dhe Irakut
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe ndërmjet Iranit dhe Irakut dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Teheranit dhe Bagdadit.
Me rastin e festës së madhe të Fitër Bajramit kryeministri irakian Mohammad Shia al-Sudani uroi Presidentin Sejed Ebrahim Raisi dhe kombin e Iranit. Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, në një bisedë telefonike të shtunën në mbrëmje me kryeministrin e Irakut, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit Ebrahim Raisi tha: "Zbatimi i plotë i marrëveshjeve ndërmjet Teheranit dhe Bagdadit do të rrisë në një nivel të ri marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes dy vendeve". Kryeministri i Irakut Mohammad Shia al-Sudani nga ana e tij theksoi domosdoshmërinë e përpjekjeve për të përmirësuar sa më shumë nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai theksoi se duke marrë parasysh kapacitetet ekzistuese, afërsinë dhe të përbashkëtat kulturore dhe historike të dy kombeve, Irani dhe Iraku çdo herë kanë mundur të kapërcejnë pengesat ekonomike duke punuar së bashku, kështu që pengesat nuk do të krijojnë asnjë problem në marrëdhëniet mes dy vendeve.