Arabia Saudite zyrtarisht kërkon vendosjen e 3 fluturimeve në javë drejt Iranit
(last modified Sun, 23 Apr 2023 13:03:21 GMT )
Prill 23, 2023 15:03 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite zyrtarisht kërkon vendosjen e 3 fluturimeve në javë drejt Iranit

Ministri i rrugëve dhe zhvillimit urban të Iranit njoftoi kërkesën zyrtare të Organizatës së Aviacionit Civil të Arabisë Saudite drejtuar Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit për të vendosur 3 fluturime në javë (jashtë fluturimeve të Haxhit) mes Arabisë Saudite dhe Iranit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Mehrdad Bazrpash, ministri i rrugëve dhe zhvillimit urban i Iranit, duke iu referuar rifillimit të marrëdhënieve diplomatike midis Teheranit dhe Riadit bazuar në diplomacinë rajonale dhe parimin e fqinjësisë së mirë, deklaroi: "Ditëve të fundit autoritetet e aviacionit civil të Arabisë Saudite kanë kërkuar zyrtarisht nga autoritetet e Iranit që përveç fluturimeve të Haxhit, të vendosen edhe tre fluturime në javë nga Irani në Arabinë Saudite".

Ministri i rrugëve dhe zhvillimit urban të Iranit deklaroi: "Para kësaj, të dy vendet kanë zbatuar marrëveshjen e përgjithshme për bashkëpunim ekonomik, tregtar, investues, teknik, shkencor etj., dhe kanë deklaruar vullnetin e tyre të vendosur për të përdorur të gjitha përpjekjet për të forcuar paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin, prandaj është konsideruar vendosja e fluturimeve më të shumta mes Iranit dhe Arabisë Saudite përveç fluturimeve të Haxhit".

Duke theksuar nevojën për të forcuar diplomacinë rajonale, Bazrpash shtoi se, bazuar në detyrat e saj të qenësishme, Organizata Iraniane e Aviacionit Civil do të bëjë çmos për të vendosur fluturime midis më të shumta mes Iranit dhe Arabisë Saudite.

Pas disa raundesh bisedimesh me ndërmjetësimin e Kinës, Irani dhe Arabia Saudite ranë dakord më 10 mars për të rifilluar marrëdhëniet diplomatike.

Tags