Irani: Sanksionet e njëanshme  të Amerikës janë një kërcënim për multilateralizmin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i143000-irani_sanksionet_e_njëanshme_të_amerikës_janë_një_kërcënim_për_multilateralizmin
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara tërheqjen e njëanshme të Shteteve të Bashkuara nga JCPOA, rivendosjen e sanksioneve të paligjshme kundër Iranit, detyrimin e vendeve për të marrë pjesë në këto veprime të paligjshme dhe mosbindje ndaj vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cilësoi si shembuj të qartë të njëanshmërisë së Amerikës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 25, 2023 11:52 Europe/Tirane
  • Irani: Sanksionet e njëanshme  të Amerikës janë një kërcënim për multilateralizmin

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara tërheqjen e njëanshme të Shteteve të Bashkuara nga JCPOA, rivendosjen e sanksioneve të paligjshme kundër Iranit, detyrimin e vendeve për të marrë pjesë në këto veprime të paligjshme dhe mosbindje ndaj vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cilësoi si shembuj të qartë të njëanshmërisë së Amerikës.

Sipas IRNA, Amir Saeed Irvani, Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, në takimin e Këshillit të Sigurimit mbi multilateralizmin efektiv përmes mbrojtjes së parimeve të Kartës së OKB, tha se veprimet e njëanshme sanksionuese të Shteteve të Bashkuara, janë shembull shqetësues i veprimeve të dëmshme, që janë në kundërshtim me parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare, Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtat themelore të njeriut. Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara gjithashtu iu referua vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) më 30 mars 2023 në vendimin e saj të fundit në lidhje me disa pasuri të Iranit, ka rikonfirmuar se Shtetet e Bashkuara duke vendosur sanksione të njëanshme, sipas ligjit ndërkombëtar ka vepruar në formë të paligjshme dhe ka shkelur detyrimet e veta ndërkombëtare ndaj popullit të Iranit.  Irvani theksoi se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është përfundimtar dhe detyrues dhe Shtetet e Bashkuara janë të detyruara ta ndjekin këtë vendim. Sipas vendimit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kundër qeverisë amerikane, në rastin e konfiskimit të disa pronave iraniane, konfiskimi i pasurisë së qeverisë iraniane dhe i një numri bankash dhe kompanish iraniane nga gjykatat amerikane janë në kundërshtim me detyrimet e Amerikës në Traktatin e Mirëbesimit të vitit 1955. Sipas këtij vendimi qeveria amerikane duhet të kompensojë dëmet e shkaktuara Iranit si rezultat i konfiskimit të këtyre pronave. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë gjithashtu vendosjen e embargos ndaj qeverisë iraniane dhe institucioneve dhe bankave iraniane në vitin 2012, e cilësoi në kundërshtim me traktatin e vitit 1955 dhe nuk pranoi shpjegimet e qeverisë amerikane të cilat u bazuan në përjashtimet e nenit 20 të traktatit për të justifikuar lëshimin e një urdhrit për embargo ndaj Iranit.