Prill 27, 2023 18:48 Europe/Tirane
  • Presidenti i Koracisë theksoi zhvillimin e marrëdhënieve miqësore me Iranin

Presidenti i Kroacisë në një takim me ambasadorin i Iranit në Zagreb, theksoi zhvillimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme politike, ekonomike dhe shkencore me Iranin.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Zoran Milanovich të enjten, në takimin e mbajtur me rastin e lamtumirës së ambasadorit iranian Parviz Esmaili në Pallatin Presidencial të Kroacisë, theksoi "Roli i ambasadorit është shumë i rëndësishëm dhe kyç në zgjerimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve dhe unë jam i kënaqur me zhvillimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve gjatë periudhës së fundit".

Esmaili në këtë takim paraqiti edhe një raport për gjendjen e fundit të marrëdhënieve mes Iranit dhe Kroacisë në fushën politike, ekonomike dhe kulturore, duke falënderuar mikpritjen e përzemërt dhe mbështetjen e çmuar të presidentit të Kroacisë dhe zyrës së tij gjatë misionit të tij në Zagreb.

Ish-ambasadori i Iranit në Zagreb në këtë takim vlerësoi marrëdhëniet dhe bisedimet miqësore mes zyrtarëve të lartë politikë të dy vendeve, të zhvilluara në baza të përhershme, dhe veçanërisht mesazhet e presidentit të Kroacisë drejtuar presidentit të Iranit në raste të rëndësishme kombëtare dhe i cilësoi ato si shenjë e përpjekje shumë të rëndësishme për të zhvilluar dhe thelluar marrëdhëniet tradicionale dhe miqësore të bazuara në elementë të përbashkët kulturor të dy kombeve si dhe në interesat kombëtare të dy vendeve.

Ai shtoi: "Megjithë kushtet e vështira të periudhës së Koronës dhe sanksioneve mizore, gjatë kësaj periudhe, tregtia jo-naftore e Iranit dhe Kroacisë është rritur më shumë se tre herë, dhe ka ende mjaft kapacitet për ta shumëfishuar atë edhe në afat të shkurtër kohor".

Në këtë takim u diskutuan edhe për çështje të rëndësishme dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare.

Sa'id Khatibzade, ish-zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, u prezantua si ambasador i ri i Iranit në Kroaci.

 

Tags