Presidenti iranian kthehet nga udhëtimi dyditor në Siri
Populli i rajonit e konsideron Iranin si një shtyllë mbështetëse. Udhëtimi në Siri ishte një pikë kthese në zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Duke iu referuar faktit se sot populli i Sirisë dhe i rajonit besojnë se Irani është një shtyllë e fortë tek e cila ata mund të mbështeten dhe besojnë, Presidenti i Iranit tha: Në takimin me grupe të ndryshme të rezistencës, ne pamë se këto grupe, pavarësisht shijeve të ndryshme, janë dakord në një pikë që Iranit mund t'i besohet dhe tek ai mund mbështeten. Sipas Isna-s, Sejed Ebrahim Raisi, me të mbërritur në Teheran, në një intervistë për gazetarët, duke shpjeguar rezultatet dhe arritjet e udhëtimit të tij zyrtar dyditor në Siri, tha: Pas 12 vitesh rezistencë të popullit sirian, qeveria përkundër komploteve dhe rebelimeve të armiqve dhe me mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit bëri rezistencë dhe qëndrim. Ky udhëtim ishte shumë i rëndësishëm për të dy vendet dhe rajonin. Presidenti e cilësoi këtë udhëtim si një pikë kthese në zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike, tregtare, politike dhe të sigurisë midis Iranit dhe Sirisë dhe sqaroi: Ky udhëtim gjithashtu ishte një mënyrë për të nderuar rezistencën e popullit dhe qeverisë siriane kundër sulmeve të ashpra të armiqve. Duke u shprehur se Irani dhe Siria kanë kapacitete dhe fusha të mira për shkëmbim dhe bashkëpunim me njëri-tjetrin për të përmirësuar nivelin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, presidenti tha: Në disa takime që pata me zotin Bashar Assad, folëm kryesisht për çështje ekonomike dhe tregtare dhe shkëmbim i kapaciteteve të ndërsjella. Gjithashtu u nënshkruan 15 dokumente bashkëpunimi mes dy vendeve. Duke iu referuar vullnetit serioz të Iranit dhe Sirisë për zhvillimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e marrëveshjeve të tyre, presidenti tha: Në disa pjesë, zbatimi i marrëveshjeve filloi nga vetë Siria dhe zyrtarët iranianë filluan punën e zbatimit në kontakt me autoritet e vendit dhe shpresojmë që këto marrëveshje të zbatohen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të bëhen plotësisht funksionale. Presidenti shtoi: Sot, populli i Sirisë dhe i rajonit besojnë se Republika Islamike e Iranit është një shtyllë e fortë dhe një pemë e fortë me rrënjë të thella në tokë dhe degë të gjata në qiell tek e cila ata mund të mbështeten.